“Edi Rama kapitull i mbyllur, qytetarët po mirëpresin punimet që nuk i patën për 10 vjet
Akuzat e kryesocialistit për rrugët, reagon Bashkia e Tiranës
Kryetari i PS, Edi Rama ka kritikuar nëpërmjet një komenti në rrjetin social, Tëitter, mënyrën e riparimit të rrugëve nga Bashkia e Tiranës. Ai është shprehur se: “Për riparimet e rrugëve në Tiranë ka rikthim te metoda e viteve ‘90! Pështy asfalt mbi asfalt deri në shiun e radhës...Turp!”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë. Sipas tyre “i dëshpëruar dhe i paturp është ish kryetari i bashkisë”, pasi qytetarët, siç thuhet në reagim, “mirëpresin punimet që nuk i patën për 10 vjet”.
Sipas këtij reagimi, ish-kryebashkiaku Rama duhet të heshtë dhe të kërkojë falje për sulmet, siç i konsideron Bashkia e Tiranës deklaratat e tij.
“Jemi të vendosur për Tiranën moderne europiane. Edi Rama është kapitull i mbyllur”.