Komenti/Rama shtiret para gazetarëve nga frika

Historia dy dekadëshe e Ramës me gazetarët s’mund të fshihet me furçat e fundit, të shqiptuara nga tmerri se po cilësohet si “armiku kryesor i shtypit”. Shtirja e fundit është një përpjekje për të minimizuar humbjen në zgjedhje, përmes përmirësimit të imazhit, por marrëdhëniet e Ramës me gazetarët janë të njëllojta si ato që kryesocialisti ka me gratë, thjesht marrëdhënie urrejtjeje (kujtojmë që e ktheu bashkinë në bunker e që s’pranoi për 10 vjet rresht t’u përgjigjej pyetjeve të mediave)
Marrëdhëniet e Edi Ramës me gazetarët ka qenë gjithmonë e vështirë në kufijtë luftës së ftohtë. Dëshira për të diktuar informacionet dhe lajmet në shtyp dhe mediat televizive ka qenë e kahershme e Edi Ramës. Këtë sjellje jo fort etike e pati qortuar edhe “prurja” më e re e Edi Ramës në PS, Alfred Peza.
Ish-kolegu Alfred Peza gjatë emisionit “Top Story” të datës 30 tetor të 2008 tejet i revoltuar pati deklaruar se, “jam shumë i shqetësuar sepse shpresa e medias për të qenë e lirë dhe transparente është tek opozita dhe tek lideri i opozitës. Zoti Edi Rama është modeli i dhunimit të medias. Unë e akuzoj publikisht Edi Ramën për dhunë verbale ndaj medias, për dhunë verbale sistematike, sepse ai, kush i di sadopak raportet që ka me mediat duhet të kuptojë, se duke qenë në opozitë kërkon të diktojë të vërtetat e tij, që në emisione të ftojmë këdo ai, të mos bëjmë emisione pa marrë lejen e tij. Të paktën zoti Berisha nuk të merr në telefon apo të çon sms, ndërsa Edi Rama këtë e bën në mënyrë sistematike, deri tek kryeredaktorët e mediave më periferike derisa është bërë objekt batutash dhe barsoletash qesharake. Unë besoj se ku njeri kur bën kështu kur është në opozitë, mendoni se çfarë mund të bëjë kur të jetë në qeveri”.
Pesë vite me pas gjërat nuk është se kanë ndryshuar shumë, përveçse faktin që Alfred Peza është bërë kandidat i PS në Peqin. Kuptohet vetiu që historia dy dekadëshe e Ramës me gazetarët është e vështirë të fshihet me furçat e fundit, të shqiptuara nga tmerri se po cilësohet si “armiku kryesor i shtypit”.
Shtirja e fundit është një përpjekje për të minimizuar humbjen në zgjedhje, përmes përmirësimit të imazhit, por marrëdhëniet e Ramës me gazetarët janë të njëllojta si ato që kryesocialisti ka me gratë, thjesht marrëdhënie urrejtjeje. Duhet të kujtojmë këtu rastin kur ish-kryebashkiaku Edi Rama e quajti “prostitutë” një gazetare që po e pyeste për punët publike. Është po ky politikan që ktheu Bashkinë e Tiranë në bunker e që s’pranonte kurrë t’iu përgjigjej pyetjeve të mediave.
Duhet thënë se raporti mono-maniakal i Edi Ramës me mediat është një raport i paprecedentë, bile shumë i rrezikshëm, jo vetëm për mediat të cilat i kontrollon deri në detaje (edhe titujt e aperturës dërgohen me sms), por edhe për daljen në pah të natyrës së tij censuruese e autoritariste, derisa ka filluar të trukojë kronika lajmesh apo emisionesh kinse investigative duke nxjerrë jashtë loje kredibilitetin e medies. Ai është njeriu dhe politikani që kontrollon mediat me dorë diktatori për të paraqitur dhe trukuar imazhin e tij dhe të kundërshtarit.
Edi Rama është vetëm një produkt mediatik.
Po ta krehësh me imtësi karrierën e Edi Ramës lehtësisht mund të arrish konkluzionet se përgjithësisht është një kryevepër e mediokritetit, i paaftë, pa vizion, me akuza të forta për korrupsion me lejet e ndërtimit. Ndonëse karriera e tij politike ka ecur vetëm dhe thjesht për shkak të mediave, ose me saktë Edi Rama i ka shfrytëzuar dhe përdorur këto media për të “shitur” veten tek publiku, jo edhe aq për punë apo vizionin e tij, sesa me marifete të tjera qysh në zanafillë biçim snobizmash dhe vulgaritet modernistesh nëpër ekrane të lira për të “fituar” vëmendjen e publikut. Hiqi mediat Edi Ramës dhe do të duket lakuriq.