E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Artikulimi i Bashkimit Kombëtar është i dobishëm

25-02-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit në Kukës


Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahiu  deklaroi se artikulimi i Bashkimit Kombëtar është i dobishëm dhe se ka ardhur koha që këto artikulime të shndërrohen në qëndrime dhe veprime konkrete. Në një takim të zhvilluar në kryesinë e  PLL Dega Kukës dhe të zgjedhurit vendor të kësaj partie, Ekrem Spahiu evidentoi faktin se PLL në rrethin dhe qarkun e Kukësit ka një elektorat që është rritur në çdo zgjedhje duke e faktorizuar dukshëm dhe bindshëm forcën politike të kësaj partie, që në këtë rreth drejton komuna, këshilla vendore dhe ka këshilltarë në çdo njësi vendore dhe në këshillin e Qarkut. Partia Lëvizja e Legalitetit po merr propozimet e bazës për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit dhe është e bindur se do të ketë përfaqësimin e vet parlamentar dhe do të kontribuoje në fitoren e koalicionit edhe për një mandat të ri qeverisës Në lidhje me retorikën ndaj deklarimeve nacionaliste, Ekrem Spahiu tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Partia e tij (PLL), që nga krijimi i saj e ka pasur Bashkimin Kombëtar si pikë të parë të programit të saj. PLL mendon se artikulimi i Bashkimit Kombëtar është i dobishëm dhe se ka ardhur koha që këto artikulime të shndërrohen në qëndrime dhe veprime konkrete.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›