E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati i familjes së Linda Bashës, hetimet mbërrijnë te bashkëpunëtorët e Edi Ramës

25-02-2013 / Gazeta 55

Prokuroria thërret ish-administratorin e ish-kryebashkiakut të Tiranës. Ish-Drejtori i Përgjithshëm do të dëshmojë për lejen dhe ndërtimin e pallatit Task-forca e prokurorisë së Tiranës, thërret Dritan Agollin, ish-drejtorin e përgjithshëm të urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, për lejen dhe ndërtimin e pallatit të familjes së Linda Bashës, bashkëshortes së kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Sipas prokurorisë, dosja ndodhet në fazën e verifikimeve paraprake, çka është parë e rrugës thirrja dhe pyetje e ish-drejtorit Agolli dhe disa ish-punonjësve të zyrës së urbanistikës dhe asaj juridike, në kohën e drejtimit të bashkisë nga kreu i Partisë Socialiste. Disa flet-thirrje, sipas akuzës, janë dërguar në adresat përkatëse të ish-punonjësve të Bashkisë që do pyetën me cilësinë e personave që kanë dijeni për çështjen. Ndërkaq javën e kaluar, mësohet nga prokuroria, se disa nga këto ish-zyrtar të bashkisë janë pyetur dhe kanë dhënë versionin e tyre në lidhje me miratimin e lejes së ndërtimit të pallatit të familjes Basha. Këto dëshmi dhe verifikime të tjera hetimore, sipas akuzës, do të provojnë nëse leja e ndërtimit është dhënë konform procedurave ligjore apo miratimin i lejes së ndërtimi është dhënë për të favorizuar familjen Basha.  Kjo leje, sipas kallëzimit, të Bashkisë së Tiranës, është dhënë në vitin 2004 ndërsa ndërtimi është bërë vitet e fundit. Në këtë godinë, mësohet se jeton xhaxhai dhe vëllai i bashkëshortes së kreut të PS-së Edi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›