Mediu: Ja ç’më fshehu Shtabi për fabrikën e Gërdecit
Ish-ministri i Mbroj-tjes Fatmir Mediu tha se, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha ka qenë në Gërdec, aty ku zhvillohej çmontimi i armëve, para tragjedisë së 15 marsit.
Trazhgim Sokolaj
"Lidhur me këtë fakt, titullari i Forcave të Armatosura Luan Hoxha, ka raportuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti pas ngjarjes së Gërdecit. Në prani të Prokurores së Përgjithshme, Shefi i Shtabit ka pohuar se mekanizmi i demontimit në Gërdec punonte si një çakmak dhe se nuk ishte vënë re asnjë problem", tha Mediu. Ai e konsideroi daljen e tij publike ditën e djeshme, më tepër si një përgjigje ndaj pretendimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, sesa një akuzë ndaj Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Gjithsesi, Mediu tha se nuk ka pasur asnjë zell apo nxitim personal për të nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane "Southern Ammounition Co". Duke treguar dokumentet përkatëse për secilën etapë, ish-ministri sqaroi procedurën e ndjekur në rastin e kontratave me shoqërinë SAC, që nga momenti i depozitimit të kërkesave deri tek nënshkrimi i kontratës së dytë për çmontimin e predhave. "Kontrata e parë me këtë kompani është lidhur gjashtë muaj pas depozitimit të kërkesës, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka proceduar në mënyrë më të shpejtë në tre raste të nënshkrimit të kontratave me kompani të tjera amerikane. Në 3-mujorin e parë të vitit 2007, janë nënshkruar edhe dy kontrata të tjera me kompani amerikane, një për silurët detarë dhe tjetra për demontimin e municioneve të kalibrit 80 mm", tha Mediu. Ai përmendi vendimin e Qeverisë të vitit 2007 duke thënë se, aty ishte përcaktuar se demontimi i municioneve të tepërta të dala jashtë përdorimit, do të bëhej me shpenzimet e buxhetit të shtetit. Ish-ministri i Mbrojtjes sqaroi se, në procesin e shitjes së fishekëve për kompaninë amerikane AEY, e tenderuar nga Departamenti i Mbrojtjes, dikasteri i tij kishte bërë deklarime korrekte, duke treguar moshën e municionit si dhe faktin se ato, ishin të prodhimit kinez. "Sapo kam mësuar për problemet e kësaj kontrate unë kam komunikuar me Ambasadën Amerikane nga e cila na thanë se gjithçka ishte e rregullt juridikisht", tha Mediu. Sipas tij, nëse Departamenti i Shtetit e anuloi kontratën me firmën AEY pak kohë më parë, Ministria shqiptare e Mbrojtjes e ka bërë këtë që në tetor 2007.
Urdhrat
Ish-ministri Mediu përjashtoi nga përgjegjësia për ngjarjen e Gërdecit edhe Presidentin duke thënë se, ai merr raporte ditore informimi nga Qendra Operacionale e Shtabit të Përgjithshëm, e cila nuk ka bërë asnjë lajmërim për rrezikun e Gërdecit. Duke iu referuar akuzave lidhur me angazhimin apo përfitimet e kompanive private në procesin e demontimit, Mediu tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte hartuar një rekomandim në frymën e Doktrinës së Mbrojtjes për vitin 2008, ku merrte në konsideratë mundësinë e angazhimit të kompanive private në procesin e demontimit. Sipas Mediut, shefi i Shtabit të Përgjithshëm e kishte bërë këtë me cilësinë e këshilltarit më të afërt ushtarak të Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes. Duke aluduar krimin e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008, Mediu citoi ligjin për FA-të ku thuhet se, "Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e punës me qëllim zbulimin dhe dokumentimin e çdo veprimi kriminal në Forcat e Armatosura. Shtabi, Shërbimi Informativ Ushtarak, komandat apo Policia Ushtarake nuk kanë përcjellë asnjë informacion për rrezikun", tha Mediu. Në përgjigje të pretendimeve të Prokurorisë, sipas të cilës urdhrat e tij kanë pasur mangësi ligjore, Mediu tha se ushtaraku në momentin që merr një urdhër, i cili i duket i paligjshëm, është i detyruar t`ia raportojë këtë qëndrim eprorit ose urdhërdhënësit. "Urdhrat që bëhen shkak për krime, nuk zbatohen", vijoi më tej ish-ministri duke cituar rregulloren ushtarake sipas të cilës, në rast se autoritetet ushtarake, përfshi dhe Shefin e Shtabit, kanë paqartësi apo vërejtje për urdhrat e Ministrit, mund t'i kthejnë ato në Drejtorinë Juridike për rishikim. Ish-ministri tha se, menjëherë pasi kërkesa e kompanisë amerikane SAC kishte mbërritur në zyrën e tij, ai e kishte përcjellë atë tek Shtabi i Përgjithshëm duke kërkuar mendim.
Shtabi i Përgjithshëm
"Luan Hoxha ka vepruar brenda pak orëve, duke kaluar kërkesën e SAC në Drejtorinë e Logjistikës", tha Mediu, i cili theksoi se veprimi i shpejtë i Shtabit të Përgjithshëm tregon se, ai ka pasur korrespondencë me ndërmarrjen MEICO për negociatat, lidhur me caktimin e vendit ku do të bëhej çmontimi i municioneve me gëzhojë tunxhi. "Palë në këto negociata ishin Shtabi, MEICO dhe kompania SAC", theksoi më tej Mediu duke vënë në dukje se, Shtabi i Përgjithshëm kishte marrë përsipër transportimin e municioneve për në Gërdec. Në negociatat e zhvilluara mes Shtabit, MEICO-s dhe firmës SAC, duket se përfaqësuesi i kësaj të fundit, Patrick C Henry III kishte vizituar ish-repartin e tankeve në Gërdec. "Për këtë vizitë si çdo person tjetër privat edhe ata kanë marrë lejen përkatëse nga Shefi i Shtabit, pasi kështu veprohet në çdo rast kur një privat hyn në repartet ushtarake", tha Mediu duke ilustruar faktin se, Luan Hoxha ka qenë në dijeni të këtij fakti. Pas kësaj, më 18 janar 2007 është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes prezantimi i pajisjeve dhe teknologjisë që zotëronte kompania SAC. "Pjesëmarrës kanë qenë sekretari i Përgjithshëm, drejtori i Logjistikës në Shtab, shefi i Armatim-Municionit dhe drejtori i ndërmarrjes MEICO", tha Mediu. Sipas tij, të gjithë të pranishmit kishin vlerësuar pajisjet dhe teknologjinë që zotëronte kompania SAC. "Shoqërisë amerikane SAC i është dhënë vetëm një sipërfaqe 200 metra katrorë në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Pasi filloi procesi është kërkuar pranë Shtabit të Përgjithshëm që kjo sipërfaqe të zhvendosej më lart për shkaqe sigurie, por një gjë e tillë nuk më është raportuar nga shefi i Shtabit si ministër i Mbrojtjes", tha Mediu. Sipas tij, më datë 24 prill 2007, drejtori i MEICO ka lajmëruar shefin e Shtabit për nevojën e transportimit në Gërdec të dy kamionëve me armatim për nevoja teknologjike të kompanisë SAC. Mediu tha se, Ministria kishte mbajtur qëndrim të tillë që furnizimi të bëhej sipas kapacitetit të çmontimit për të mos u bërë shkak për grumbullimin e barutit dhe municioneve, por më pas Shtabi kishte vendosur për grafikun e transportit. Lidhur me nënshkrimin e kontratës së dytë për çmontimin e predhave, drejtori i MEICO ka lajmëruar ministrin e Mbrojtjes. Mediu tha se, sapo kishte marrë kërkesën e dytë, ia ka përcjellë atë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me shënimin "për veprim" jo duke nënkuptuar miratimin apo zbatimin e saj, por procedimin me dokumentacionin e kërkesës së bërë nga kompania SAC. Me udhëzim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm është ngritur një grup pune dhe më pas nga MEICO dhe Shtabi Ministrit të Mbrojtjes i është çuar shkresa me shënimin "lutemi në miratimin tuaj", e cila kishte dhe firmën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që ishte dakord që çmontimi të bëhej nën mbikëqyrjen e MEICO. Më pas ka dalë urdhri i dytë i Ministrit me nr.2044. "Pas këtij urdhri të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka nxjerrë dy urdhra, njëri për dërgimin e 30 kontejnerëve të ushtrisë në Gërdec dhe tjetri për dërgimin e një fadrome të një reparti ushtarak për nevoja të procesit të demontimit në Gërdec. Drejtuesi i kësaj fadrome vdiq ditën e ngjarjes dhe mua kjo gjë më është raportuar nga Shtabi tri ditë pasi kishte ndodhur", është shprehur Mediu. Ai tha se nuk ka pasur dijeni se kompania SAC kishte nënkontraktuar kombinatin e Gramshit për çmontimin e shtimjeve, pasi çmontimi aty, por edhe në Poliçan e në Mjekës, ishte cilësuar si jo ekonomik.
"Dëmshpërblim një më një për Gërdecin"
Kryeministri Sali Berisha ka garantuar dje nga Saranda se dëmshpërblimi për të prekurit në tragjedinë e Gërdecit do të bëhet deri në fund. Gjatë një konference për shtyp në kalanë e Lëkurësit, kreu i qeverisë u pyet edhe për kompensimin për tragjedinë e 15 marsit, ku humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë u plagosën. "Qeveria i ka marrë të gjitha masat për t'i dëmshpërblyer të dëmtuarit një për një", u shpreh Kryeministri Berisha në konferencën e djeshme për shtyp. Në mbledhjen e fundit të qeverisë është marrë një vendim për ngritjen e grupeve të punës për rivlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi apokaliptik i depove të municioneve në Gërdec, të fabrikës së demontimit. Këshilli i Ministrave, pas më shumë se dy muajsh ka rinxjerrë një vendim, duke kërkuar rivlerësim të dëmeve në rast se ka ankesa nga banorët, të cilëve i është dëmtuar dhe shkatërruar banesa. "Në rast ankesash të arsyetuara për vlerësimin apo mosvlerësimin nga qytetarët apo subjektet, me propozimin e bashkive dhe të komunave të zonave të dëmtuara dhe me miratimin e qarqeve Tiranë dhe Durrës, të ngrihen grupe të reja pune, ku të përfshihen specialistë, sipas fushave përkatëse", thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë.
Braçe: Topalli po bllokon imunitetin e Mediut
Partia Socialiste akuzoi kryeparlamentaren Topalli për bllokim të procedurave për heqjen e imunitetit të deputetit të PR-së, ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Numri dy i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe në konferencën e djeshme për shtyp kërkoi kryetares së Kuvendit që "të çlirojë menjëherë procedurën dhe të mos fshihet pas korrespondencave banale të kërkuara nga deputetë bllokues". Sipas tij, Kuvendi është bërë faktori kryesor për të bllokuar së fundi edhe prokuroren e Përgjithshme në thellimin e hetimeve për të ndëshkuar kriminelët, pavarësisht statusit të tyre politik. Reagimi i PS-së erdhi një ditë, pasi republikanët bllokuan procedurën e heqjes së imunitetit, duke nxjerrë argumente për njohjen me dokumente me konkrete për akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu. "Dua të denoncoj procedurat tejet të ngadalta e të qëllimta të Kuvendit e kryetares së tij nën presionin e fortë të kryeministrit Berisha dhe një lobi gjithnjë e më të korruptuar brenda PD, dhe akoma e më të korruptuar brenda maxhorancës që mban në pushtet ende kryeministrin, lidhur me dy procedura të iniciuara nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë e këtij vendi, për të vënë në hetim penal e gjykim dy deputetë të Kuvendit", theksoi Braçe. Sipas tij, rasti tjetër që është edhe më flagrant, edhe më i shtrirë në kohë, edhe më bllokues, edhe më i qëllimtë lidhet me kërkesën e Gjykatës së Lartë për nisjen e hetimit të ministrit Basha. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Topallit, e cila nëpërmjet zyrës së shtypit ka theksuar se, "Këshilli i Imunitetit është duke shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, sikurse edhe në rastet e tjera, me vullnetin e palëkundur e të shprehur, për t'iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese për autorizim për procedim penal ndaj secilit prej deputetëve të Kuvendit". Topalli, në të njëjtën kohë u bëri thirrje deputetëve të opozitës për të mbështetur nismën ligjore për kufizimin e imunitetit të deputetëve, për veprat penale, të kryera në ushtrimin e detyrës. B.H