Mediu: Jemi nisur përpara për të qenë europianë dinjitozë
09/06/2009 Partia Republikane
Kryetari i Partisë Republikane gjatë një takimi elektoral në qytetin e Vlorës e ka vënë theksin në angazhimet që do të marrë koalicioni i djathtë, pjesë e të cilit është edhe Partia Republikane, gjatë mandatit të dytë qeverisës. Mediu theksoi se republikanët së bashku me aleatët nuk do të ndalen për asnjë çast për të punuar në realizimin e aspiratave të mëdha. “Ne jemi nisur përpara për të qenë europianë dinjitozë, Vlorë dinjitoze, Shqipëri dinjitoze në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë i vetëm është bërja realitet i çdo projekti madhor të shqiptarëve”, - tha ai. Kryerepublikani Mediu, duke u shprehur i bindur për fitoren e 28 qershorit, ashtu si atë të 2005-s, e quajti këtë fitore të të gjithë shqiptarëve, të cilët bashkëpunuan për arritjet e mëdha të mandatit të parë, siç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. “Bashkëpunimi ynë do të vijojë në suksese të tjera, pasi rruga jonë e përbashkët është më se e qartë tanimë - Bashkimi Europian. Këtë ne do ta arrijmë së shpejti, duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë: të punojmë me përkushtim dhe seriozitet, të bashkuar dhe të bindur në atë që po ndërmarrim. Të kemi një të ardhme të sigurt për fëmijët, familjen, për Shqipërinë që duam”, - tha ai. Ai ritheksoi qëndrimin e PR-së ndaj zgjidhjes përfundimtare të problemit të pronës private. “Ne nuk do të ndalemi asnjëherë në zgjidhjen e çështjes së pronës, pasi kjo ka qenë përherë pjesë e rëndësishme e politikës sonë si republikanë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë. Kjo çështje duhet të zgjidhet përfundimisht gjatë mandatit të dytë qeverisës të së djathtës”, - tha ai.