Tahiri: Sondazhi manipulim i Ministrisë së Brendshme
09/06/2009 Qëndrimi i PS-së
Partia Socialiste reagoi ashpër ndaj qëndrimit që mbajti qeveria “Berisha” ndaj sondazhit të “Puls”. Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Tiranës, Sajmir Tahiri vlerësoi se “Bregu doli sot si kodra pas bregut që të fshehë zëvendësin e saj dhe imamin e Sali Berishës, të cilët qëndrojnë pas atij sondazhit qesharak të ditës së djeshme”. Njëkohësisht, po në këtë linjë, Tahiri u shpreh se “këta njerëz pa fantazi dhe pa skrupuj që na qeverisin, do ta kuptojnë pas 20 ditësh se çfarë mendon populli për ta, por ndërkohë duhet ta harrojnë se do ta marrin popullin peng me sondazhe të manipuluara e të programuara në Ministrinë e Brendshme. Asnjë votë nuk do të çojnë dot në thes jashtë vullnetit të popullit.” Kështu, PS-ja ka reaguar menjëherë pas publikimit të këtij sondazh. Në një deklaratë të selisë rozë thuhej se “shqiptaret duhet ta mësojnë se sondazhi është realizuar nga dy OJF shqiptare të lidhura drejtpërdrejt me pushtetin e Sali Berishës: njëra OJF pronë e gruas së zëvendësministrit të Integrimit dhe tjetra që ka kryetar bordi Arben Imamin, drejtorin e kabinetit të Kryeministrit”. Në gjykimin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste ky sondazh është qesharak.