Topi-Ivanov: Kosova shtet i lirë dhe i pavarur
03/06/2009 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i përcjell homologut të tij maqedonas, Gjorge Ivanov mesazhin e qartë se Kosova tashmë është e pavarur dhe se mbështetja e vendeve fqinje duhet marrë në karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë. Presidenti Topi i vuri në dukje homologut maqedonas klimën e mirë të bashkëpunimit politik e ekonomik si dhe situatën e re gjeo-politike në rajon, e cila është përmirësuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe futjes në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë. Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi faktin se tashmë Republika e Kosovës po konfirmohet me shumë sukses si një shtet i pavarur, demokratik e shumëetnik dhe se mbështetja e vendeve fqinjë duhet marrë karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë.