Mediu: Më hiqni që sot imunitetin, pa raportin e Kuvendit
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, kërkon heqjen e menjëhershme të imunitetit, duke kërkuar njëkohësisht edhe ndërprerjen e debatit politik për këtë çështje.
Mediu në seancën e djeshme të Kuvendit kërkoi ndërprerjen e debatit politik, i cili po abuzohet në këtë çështje. “Padurimi për të dhënë gjykimin dhe për të dhënë ndonjë lloj pafajësie, duke bërë dhe prokurorin dhe gjykatësin, para se të kalohet në institucionet përkatëse. Bazuar në thashethemet e njerëzve që rrinë afër pozitës dhe opozitës, njerëz që kërkojnë të kafshojnë pushtetin për qëllimet e tyre, tregon se një pjesë e politikës kërkon që ta përdorë këtë çështje thjesht dhe vetëm për qëllime politike dhe ta vërë nën presion institucionin e drejtësisë në lidhje me këtë ngjarje”, deklaroi Mediu. Ish-ministri deklaroi se për të nuk kanë rëndësi procedurat parlamentare dhe se, “heqja e imunitetit nuk i shton asgjë çfarë ka dokumentuar dhe deponuar, veçse atë të përgjimit të telefonit”. “Ju kërkoj ju dhe të gjithë Kuvendit që sot të votoni për heqjen e imunitetit tim dhe Prokuroria të ushtrojë detyrën e saj. Nëse doni si parlament mund të bëni raport dhe t’jua jepni deputetëve”, theksoi Mediu. Ish-ministri theksoi më pas se, “nuk kam asnjë lidhje me Delijorgjin, as drejtpërdrejta dhe as të tërthorta me të, asnjë marrëdhënie me të, siç mund të kenë disa që paradite shajnë dhe pasdite i dërgojnë habere në qeli”. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar se, “një gjë e tillë do të ndërmerret menjëherë, pasi Këshilli të hartojë raportin”. Ajo theksoi se këshilli po punon paralelisht, në pritje edhe të dokumenteve shtesë nga Prokuroria. Topalli bëri të ditur se shpreson ta hedhë në votim brenda dy javëve kërkesën për heqjen e imunitetit. Por socialistët reaguan duke kërkuar që ta votojnë menjëherë. Por edhe Mediu theksoi se, “kjo ka të bëjë me raportin tim personal me këtë çështje, meqë maxhoranca ka shprehur vullnetin politik për imunitetin, opozita e kërkon, s’kemi pse të presim raportin dhe le ta votojnë”. Por Topalli ka debatuar dhe me deputetin Ngjela, duke e akuzuar se nuk kërkon për heqjen e imunitetit të deputetit. “Nuk mund të hiqet imuniteti, sepse duhet të ndërhyhet në Kushtetutë. Nuk e heqin imunitetin këta, sepse prekin Kushtetutën për të ruajtur vetëm kryeministrin. Ç’ke që je bërë kaq e nxehtë, nuk na rezulton të kesh marrë ndonjë kacidhe nga fabrika e Gërdecit. Rri moj e shkretë andej matanë, se nuk je as profesioniste”, iu drejtua Ngjela. Ndërsa socialistët kërkuan futjen e procedurës së votimit të heqjes së imunitetit. “Më duhet ta them edhe njëherë, se nëse nuk e sillni kërkesën e Prokurorisë, ne do bllokojmë Kuvendin, për të mos e lejuar të kthehet në një Kuvend që mbron krimin. Lërini presionet ndaj Prokurorisë, por sillni kërkesën për heqjen e imunitetit të Mediut”, deklaroi kryetarja e grupit të PS-së, Leskaj. b.h