Pedagogët dhe normimi i punës
Andon Andoni
Eshtë debatuar në shtyp kohët e fundit mënyra e normimit të kohës së punës së personelit akademik në shkollat tona të larta. Apo më saktë udhëzimi nr. 20, datë 09.05.2008 “Për veprimtarinë e personelit akademik në institucionet publike të Arsimit të Lartë”, që do aplikohet në vitin akademik 2008-2009. Mund ta filloja këtë shkrim me plot e plot fjalë të urta dhe sentenca që ne si popull i kemi me tepri, kur vjen puna për të treguar masën dhe kutin, normën dhe rregullin e funksionimin e një pune, që nga “Ujku ha qesim” dhe deri tek “Korr e mos lidh” por si pjesë e këtij debati dhe procesi të normimit të punës së botës akademike edhe në universitetet tona, do sjell për lexuesin një histori të shkurtër që ndiqte logjikën e këtij udhëzimi sa pro dhe kundër në një nga ambientet e universitetit të Korçës. Pedagogu i Ekonomikut të këtij universiteti, pasi kishte heshtur për plot kohë tregoi për bashkëbiseduesit e vet:
-Ju e dini që më ‘97 unë shkova për ca kohë në emigracion.
Bujqësi do punoje, se pedagogun e bënin vetë atje dhe nuk kishin nevojë për ne.
Në mëngjes niseshim me kamionçinën e afendikoit dhe sosnim në vendin e punës (plantacionet me pjeshkë) pas një ore. Unë në karroceri e kisha vendin dhe gjatë gjithë rrugës kapitalisti i atjeshëm me vinte të lyeja kabinën e kamionçinës me bojë vaji. E kuptoja që ai njëlloj e kishte, si të ishte e lyer dhe pa bojë vaji kabina e asaj karakatine, por ja që më paguante për të punuar dhe jo për t’u kolovitur mbi makinë.
Historia e tij ishte domethënëse. Sigurisht që kishte prej tyre që e ngritën zërin duke sjellë argumente kundër tij. Sepse vështirë se mund të gjesh njerëz, qofshin këta edhe të personelit akademik, që të pajtohen menjëherë dhe heshtazi me ndryshimin. Edhe kur ajo që ka nevojë më shumë për ndryshim, është ndryshimi vetë.
E vërteta është që prej kohësh bota akademike e shëndoshë dhe e përkushtuar ka ndjerë dhe ndjen nevojën e normimit të kohës së saj të punës. Me argumentin se në një të tillë ballafaqim kohëmatës do përfitojnë të aftët dhe të talentuarit, ndërsa të tjerët, kallinjtë bosh, kokëngrehur që shushurijnë zë gërnjarë këto ditë, pas daljes së udhëzimit, do të mbeten pas. Një nismë e tillë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i shërbente jo vetëm debatit, por dhe tërë botës së akademizmit.
Madje, ka syresh që mezi presin që të kenë komoditetin e ambiente të tilla brenda institucioneve të Arsimit të Lartë dhe kushte pune si salla biblioteke, interneti, laboratorë etj., të cilat janë dhe duhet të jenë pjesë e jetës së profesorëve dhe jo ngushti e alergji ndaj tyre.
Nëse e koncepton veten jashtë tyre dhe “bëj një leksion dhe o burra tek kafeneja”, kjo nuk është natyra e akademikëve, u shpreh një nga profesorët e universitetit në Tiranë. Por padyshim që kushtet për një gjithë kohëzgjatje pranë auditorëve, do të jenë paksa të ngadalshme dhe jo të menjëhershme. Ju takon universiteteve dhe shtetit të krijojnë mundësinë e realizimit të këtyre kushteve.
Që duhet të kishte prej kohësh një të tillë rregullsi, për kohën e punës edhe në institucionet e Arsimit të Lartë, kjo vjen si një domosdoshmëri. Madje ka zëra, që vetë universitetet duhet të kishin shtruar prej kohësh një qasje të tillë. Dhe nëse do kishin promovuar iniciativën e tillë, jo vetëm që nuk do të kishte as gjë të keqe, përkundrazi, prej saj do fillonin të plotësoheshin hallkat e njëpasnjëshme të një mësimdhënieje sa më efektive me në qendër studentët. Një normim i tillë i kohës së punës po synohet të bëhet në të ardhmen në të gjithë sistemin e arsimit bazë dhe të mesëm. Ide qarkullojnë dhe pilotime po kryhen. Pse jo zbatimi i këtij udhëzimi mund të shihet edhe si një rregullator i “lirisë dhe pavarësisë” së institucioneve tona të Arsimit të Lartë, kur jo rrallë ka ndodhur që të katandiset kokoshi një thelë. Vetëm në javët mësimore të këtij sezoni, në një nga universitetet e jugut pedagogu kishte zhvilluar një sasi të papërfillshme orë leksioni duke u thënë studentëve se mund të lexonin librin e shkollës së mesme për t’u përgjigjur në provimin e radhës. Sipas studentëve, a do të kishte moralin të kërciste “këmbët” në provimin e sezonit të verës?...
Ajo që ndoshta duhej parë nga hartuesit e udhëzimit është fakti se në të janë ndarë dhe normuar edhe elementë të tillë të mësimdhënies si pas pikës 12 të tij për udhëheqje tezash diplome, doktoraturë etj. Ato fare mirë mund të quhen pjesë e procesit përfundimtar të mësimdhënies dhe nuk ka pse të detajoheshin të normuara në orë mësimore më vete.
Loja me “ngarkesën” e madhe në përgatitjen e leksioneve nga ana e atyre që janë kundër udhëzimit dhe se kjo kohë është tejet e pa normuar, është sa absurde dhe e gënjeshtër. Askush nuk po merr përsipër që të detajojë minutat dhe dekikat e punës, madje kërkimore dhe shkencore në fusha dhe disiplina nga më të ndryshmet. Madje, edhe leksionet e zotit Tupe jam i sigurt se nuk janë produkt i mjediseve të shtëpisë së tij dhe më keq akoma i ecejakeve mbi biçikletë, por i një investimi së pari kohor nëpër bibliotekat dhe auditorit ku jep mësim. Ofrimi i kushteve për një punë cilësore në nivele të tilla, pranë fakulteteve, do ishte në të mirë të vetë përsosmërisë së nivelit të personelit akademik dhe kthimit të mjediseve universitare në mjedise të kulturuara dhe që do t’i shërbenin komunitetit.
Në fund të fundit, taksapaguesit e këtij vendi duhet të dinë se sa dhe ç’rregullsi funksionojnë në procesin e punës së profesorëve dhe personeli akademik i shkollave të larta të vendit? E pas kësaj duke rrjedhur edhe te cilësia e mësimdhënies së matshme. Kjo është një temë që do t’ia vlente për njëherë tjetër, por le të kthehemi edhe te mësimdhënia e normuar vjetore. Kjo do të ndodhë në shtator, por ajo që duhet kërkuar pas kësaj është dhe rritja e përgjegjshmërisë nga ana e IAL dhe njëkohësisht kërkesa për indeksimin në paga dhe përfitime monetare më të mëdha. Nuk besoj se në botën e qytetëruar ku duam të integrohemi, edhe me dritaren e Arsimit të Lartë, mungojnë normimi i punës dhe ka një “liberalizim” gjoja në emër të autonomisë së universiteteve.
Le të mos hyjmë tek mungesa dhe njehsimi i programeve së të njëjtës lëndë dhe fakulteti në të gjitha shkollat e larta, shkëmbimi i eksperiencave të pedagogëve mes tyre, rrjeti on-line etj. si këto, që hedhin dritë mbi efektivitetin e punës që do të kenë personeli akademik i universiteteve pas futjes së këtij udhëzimi. (Në një dhomë e një kuzhinë ndonjëherë edhe të lexosh është e vështirë se nuk të lë fishkëllima e tenxheres).
Këtë gjë askush nuk e përmend nga gërnjarët, por merren me teorizimet e perëndisë së Apollonit dhe me të vdekur të tjerë të lashtësisë, deri aty sa që të jesh “në anën e tyre” duhet medoemos të kesh qenë si i tillë, të kesh hyrë në auditorë etj.
Kallinjtë e rëndë e kokëplot nuk shushurijnë nga erërat, as i rrëmben dot juga.
Ndaj edhe kjo reformë do të ketë përfitim më të drejtpërdrejtë te studentët dhe shoqëria. Ajo po gjykohet tashmë si një e keqe e madhe, por që në të vërtetë do të jetë “një e keqe” e domosdoshme.