Pranga, grabiti dyqanin e celularëve
MEMALIAJ - Një 35-vjeçar është arrestuar dje në qytetin e Memaliajt, për vjedhjen e një dyqani celularësh një muaj më parë.
Policia ka ekzekutuar një urdhër arresti të prokurorisë së Gjirokastrës për Bendo Sinanin, pasi ai ka rezultuar të jetë autori i grabitjes së një dyqani celularësh. Sipas informacioneve zyrtare, Sinani mesditën e 7 majit të këtij viti, ka grabitur me thyerje dyqanin e telefonave celularë në pronësi të shtetasit Eltion Thanasi i cili ndodhet në afërsi të qendrës së Memaliajt. Nga konstatimet e para, pronari i dyqanit vuri re se i ishin vjedhur shtatë telefona celularë të tipit NOKIA, prodhim i fundit, 30 karta rimbushëse 300 lekëshe, 45 karta rimbushëse 1000 lekëshe, si dhe 30 mijë lekë. Mësohet se mbi 35-vjeçarin rëndon akuza e "vjedhjes". p.n