Meta: Vendimi,paragjykim politik
Kreu i LSI-së e ka konsideruar paragjykim politik vendimin e djeshëm të KQZ-së për referendumin.
Sipas Metës, KQZ-ja me këtë vendim ka dalë jashtë kompetencave të tij. “Ky vendim që ka marrë KQZ-ja është tërësisht jashtë kompetencave të tij, është tërësisht një paragjykim politik i komanduar nga Sali Berisha dhe nga Edi Rama, sikurse duket edhe tek tetë votat e komanduara të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste në KQZ”, tha Meta. Kreu i LSI-së tha se Komisioni në gjykimin e tij duhet të ishte udhëhequr nga Kodi Zgjedhor. “Ky është qëndrimi më absurd, më qesharak dhe më i paligjshëm që mund ta mbajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili duhet të veprojë vetëm mbi bazë të Kodit Zgjedhor, i cili duhet të kishte pajisur Komitetin me formularët tip për referendum”, tha Meta.