A ka fund tranzicioni?
Zef Preçi
Nuk mund të mohohet se një pjesë jo e vogël e shqiptarëve, pavarësisht statusit të tyre shoqëror dhe ekonomik, kanë patur dhe kanë besim në rolin pozitiv dhe ndikimin e institucioneve ndërkombëtare në nxitjen e zhvillimeve pozitive pro-euroatlantike të vendit. E në këtë kontekst, pa mohuar rolin specifik të diplomacisë së vendeve të veçanta, duke përfshirë rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve gjerësisht pranohet ideja se institucionet dhe organizatat shumëkombëshe kanë një rol të madh në nxitjen e zhvillimeve pozitive në politikën shqiptare. Kjo mbasi krijimi i një atmosfere mbështetëse për reformat dhe përqafimi i tyre nga publiku nuk është dhe nuk mund të jetë thjesht në duart e klasës politike shqiptare. Ndërmjet organizatave jo-ekonomike e financiare siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), padyshim që OSBE-ja zë një vend të veçantë. Kjo jo aq për kontributin specifik për moderimin dhe kapërcimin e krizave politike të Shqipërisë në periudhën e tranzicionit, se sa për rolin e saj monitorues dhe paralajmërues të krizave, aq të njohur dhe të respektuar në vendet ku kjo organizatë vepron.
OSBE-ja në Shqipëri
Mbështetur në aktet zyrtare, Prezenca e OSBE-së filloi veprimtarinë e saj në Shqipëri më 27 mars 1997 si përgjigje e vendeve mike ndaj “mosfunksionimit të rendit social” në fillim të atij viti. Fokusi kryesor i pranisë së kësaj organizate në vendin tonë qysh prej asaj kohe lidhet kryesisht me “demokratizimin, median, të drejtat e njeriut dhe reformën zgjedhore”. Për arritjen e këtij qëllimi, veprimtaria e OSBE-së qysh prej asaj kohe ka qenë dhe është fokusuar në “forcimin e organeve institucionale kryesore të vendit për të nxitur një sistem demokratik sigurish dhe balancash, si dhe zhvillimi i një niveli më të lartë të dialogut ndërmjet palëve për të rritur besimin te këto institucione”. Në një terren më praktik, ky institucion vazhdon të mbajë të hapur zyrën e vet përveç Tiranës edhe në Shkodër (kufiri me ish-Jugosllavinë); Kukës (siguria rajonale), Vlora (problemet e trafikimit) dhe Gjirokastra (problemet e trajtimit të minoriteteve). Më hollësisht këto të dhëna gjenden në adresën http:// www.osce.org.
Më shumë se një dekadë mbas vendosjes së prezencës së OSBE-së cilido mund të pyesë: A janë kapërcyer rrethanat të cilat bënë të domosdoshme vendosjen e kësaj prezence në Shqipëri? A ka ndonjë zhvillim të brendshëm që e bën të panevojshme praninë e mëtejshme apo rishikimin e fokusit të veprimtarisë së këtij misioni këtu?...
Duke mirëkuptuar të drejtën legjitime të ambasadorëve të vendeve anëtare të kësaj organizate në një gjykim përfundimtar rreth kësaj çështjeje, po i lejoj vetes një vështrim “nga brenda” në përpjekje për të artikuluar, në mos atë që shpreson, të paktën atë që mendon një komunitet njerëzish aktualisht jashtë angazhimeve politike, por gjithsesi thelbësisht të interesuar për një proces normal të afrimit të vendit me BE-në dhe NATO-n.
Problematikë e pandryshuar e shoqërisë shqiptare
Personalisht mendoj se problemet e demokratizimit dhe të përmirësimit të qeverisjes; rritjes së profesionalizmit dhe të pavarësisë së mas-medias; respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe ndërmarrja e një reforme zgjedhore që rrit besueshmërinë publike ndaj institucioneve politike të prodhuara nga zgjedhjet, janë ende fusha prioritare në axhendën e shoqërisë së sotme shqiptare. Me këtë nuk dua të errësoj aspak arritjet e dekadës së fundit, ndër të cilat miratimi me referendum popullor i Kushtetutës së vitit 1998; zgjedhja në rrugë konsensuale e Presidentit Moisiu në vitin 2002; nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë në BE më 2003; rrotacioni politik i parë paqësor i 3 Korrikut 2005; zgjedhja e Presidentit Topi në krye të shtetit një vit më vonë, deri te marrja e ftesës së vendit tonë për anëtarësim në NATO vetëm disa javë më parë, janë disa nga “gurët kilometrike” në rrugën e gjatë dhe të vështirë të ndërtimit të shtetit ligjor dhe afrimit të vendit me Perëndimin. Sipas meje, përparimi i shënuar deri më sot në vendin tonë nuk ka eliminuar shkaqet apo arsyet e pranisë së këtij misioni në vendin tonë. Madje janë disa zhvillime të dy-tre viteve të fundit, të përqendruara kryesisht në problemet e qeverisjes dhe në raportet e deformuara pozitë-opozitë deri në kufijtë e bashkë-qeverisjes, më duket se përforcojnë këto shkaqe dhe bëjnë të domosdoshme këtë prezencë.
Mirë-qeverisja si prioritet për afrimin me BE-në
Duke pranuar se mirëqeverisja është një ndër prioritetet konstante për përafrimin e Shqipërisë me BE-në, duhet të pranojmë edhe se qeverisja përmirësohet përmes reformave, se reformat ndërmerren nga reformatorë (të cilët fatkeqësisht i mungojnë kabinetit aktual), se problemeve të mbartura u janë shtuar edhe probleme të reja (statusi i nëpunësit civil “ka vdekur” së bashku me të ashtuquajturin reformim të administratës), etj. Madje, edhe se ato janë prezent edhe pas paqes politike pozitë-opozitë “në emër të reformave të mëdha” (të munguara), duke bërë që ky aspekt i transformimeve të marrë një theks të veçantë në kushtet e sotme. Kjo mbasi si ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ashtu edhe ato të këtij viti, që në thelb rikthyen në fuqi Kushtetutën e rrëzuar me Referendumin Popullor të vitit 1994, kanë krijuar një situatë të re politike të mbushur me të papritura të paparashikueshme. Për këto OSBE-ja dhe diplomacia perëndimore nuk mund të heshtin. Të paktën në rrugë jo-zyrtare janë të gjitha gjasat që këto të fundit janë duke kalkuluar skenarët e mundshëm të zhvillimeve të pritshme, të cilat zyrtarisht do të fillojnë të shfaqen mbas disa muajsh, sapo të bien sirenat e zgjedhjeve të afërta parlamentare.
Imazhi i qeverisë, diplomacia, Gërdeci dhe pasoja të pritshme
Qeverisja aktuale e Kryeministrit Berisha me premtime dukshëm të pambajtura; opozita e një lloji tjetër në emër “të politikës së re”, por gjithsesi vështirësisht të akopjueshëm me realitetin shqiptar, si dhe qenia e z.Rama edhe vetë në pushtet si kryetar i bashkisë më të rëndësishme të vendit, kanë krijuar një situatë konfuze si te qytetarët shqiptarë, ashtu edhe tek institucionet e huaja që monitorojnë zhvillimet e këtushme, duke përfshirë edhe OSBE-në. Madje, është krejtësisht evidente se kryeministri ka humbur shumë terren në besimin e qytetarëve ndaj qeverisë së tij, ndonëse votimi në zgjedhjet administrative të një viti më parë i dha atij njëlloj legjitimiteti më të madh se më 3 Korrik 2005. Për këtë mjafton të ndjekësh disa sekuenca të ndonjërit nga “vox pop”-et e shumta televizive, mbasi sondazhet aq shumë të përdorura vend e pa vend, kur maxhoranca e sotme ishte në opozitë, tashmë janë thuajse plotësisht të urryera dhe përfaqësues të çdo niveli të saj bëjnë përpjekje të mundimshme për t’i përgënjeshtruar si deformim të realitetit të tyre qeverisës. Nuk po flas për denoncimet e gjigandëve mediatikë si “New York Times” apo të BBC (Hard Talk), mbasi përballjen me ta e ka marrë si ekskluzivitet vetë Kryeministri Berisha. Por po kaq e vërtetë është se qysh prej ardhjes në pushtet tre vjet më parë, ai ka arritur të vejë nën kontrollin e vet pothuajse të gjitha institucionet e shtetit dhe kështu pritet që për këtë shkak në zgjedhjet e ardhshme të hyjë me një “avantazh” institucional që mund t’i kushtojë rëndë stabilitetit dhe përparimit të vendit drejt Evropës. Ndërkohë, problemet që shfaqen në radhët e opozitës, të vjetra apo të reja qofshin ato, nuk mund të mos e joshin z.Berisha drejt aventurave të tilla, siç janë kërcënimi real për zgjedhje të parakohshme, duke shfrytëzuar ndryshimet e dyshimta kushtetuese të disa javëve më parë, ndryshimet e pritshme në kabinetin qeveritar për ta pastruar atë nga rrjedhojat e fenomenit elektoral të njohur si “Dushku” etj. Kjo do të thotë se nga monitorimi i zakonshëm dhe rutinë i gjendjes së sotme, OSBE-ja dhe përfaqësitë e tjera më të rëndësishme në Tiranë, gradualisht po kalojnë në vlerësimin e risqeve potenciale të këtyre zhvillimeve të pritshme. Për këtë mjafton të shohësh reagimin e Ambasadës së ShBA-ve në Tiranë rreth çështjes së tragjedisë së 15 prillit në Gërdec të Vorës. Ky reagim ishte fillimisht sqarues ndaj publikut në lidhje me pozitën e ShBA-ve në atë çështje, më vonë ndihmës ndaj institucionit të akuzës në favor të zbardhjes së paanshme të saj dhe ditën e djeshme edhe paralajmërues për përpjekjet e hapura dhe të nëndheshme të qarqeve të caktuara në pushtet për mbylljen “për arsye shtetërore” të asaj historie. Madje, janë të gjitha gjasat që edhe pse i ardhur nga hierarkia më e lartë e PD-së, edhe Presidenti Topi ta shohë zbardhjen e asaj historie të dhimbshme jo thjesht si një rrugë për vendosjen e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, por edhe si një mjet për ndërtimin e profilit publik të brendshëm dhe të jashtëm të pavarur të tij në krye të shtetit shqiptar. E duke gjykuar nga debatet publike mbi emërimet ende pezull të anëtarëve të Gjykatës së Lartë të propozuara nga Presidenti Topi, duket se ai është i gatshëm të marrë përsipër edhe kostot përkatëse politike, që gjithsesi janë një çmim që duhet paguar për të penguar jo vetëm përqendrimin e mëtejshëm të pushteteve në duart e kryeministrit si një rrezik për vendin të siguruar përmes ndryshimeve kushtetuese të disa javëve më parë, por sidomos për të balancuar disi raportet ndërmjet institucioneve të shtetit. Nuk duhet fshehur se problemet dhe paparashikueshmëria e krijuar me këtë rast në drejtim të respektimit të ndarjes së pushteteve; pengimit të uzurpimit të institucioneve kryesore të shtetit nga grupe biznesi, lobe politike me të shkuar të dyshimtë etj., duke qenë të lidhura ngushtë me funksionimin e vetë demokracisë, i kalojnë kufijtë e debatit të brendshëm politik e mediatik.
Varfëria dhe Korrupsioni – “Pushtuesit” e jetës shqiptare.
Qëndrimi i ndërkombëtareve
Edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejt me fokusin e veprimtarisë së OSBE-së në Tiranë, nuk ka dyshim se dy sfidat më të mëdha të zhvillimit ekonomik dhe për demokracinë e Shqipërisë së sotme janë varfëria dhe korrupsioni. Por askush nuk mund të mohojë se të dy këto fenomene social-politike janë të lidhura ngushtë sa me qeverisjen, aq edhe me njëra-tjetrën. Në këtë kuptim, nuk mund të mos jenë pjesë apo aspekt i veprimtarisë së OSBE-së dhe organizatave të tjerave si ajo në vendin tonë. Ndoshta në dimensionin e gjerë të varfërisë dhe në dështimin thuajse të plotë të luftës së shpallur të qeverisë dhe të institucioneve të tjera kundër korrupsionit, duhen kërkuar edhe rrënjët e apatisë së opinionit publik ndaj keq-qeverisjes dhe abuzimit me pushtetin. Se tashmë nuk ka dyshim se vendin e korrupsionit kapilar të qeverisjeve të mëparshme e ka zënë korrupsioni elitar që kulmoi me Gërdecin dhe turli-lloj aferash të tjera me tenderët publikë me fondet e rrugëve etj.
Sipas mendimit tim, edhe OSBE-ja dhe ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar me përfaqësi në Tiranë, gjatë qeverisjes aktuale në mjaft raste kanë zbatuar standarde të dyfishta në vlerësimin e qeverisjes dhe ecurisë së problemeve të brendshme politike të vendit tonë. Kjo të paktën në krahasim me raportet e tyre me qeveritë e mëparshme si dhe me opinionin publik vendas. Kështu, nga njëra anë ata kanë qenë bashkëpunues pa kushte me qeverinë aktuale, edhe kur zhvillime si ato që ndodhën disa javë më parë në parlamentin aktual sollën tronditje serioze të themeleve të brishta të shtetit dhe të balancës ndërmjet pushteteve.
Nuk po them që në qeverisjet e mëparshme ato kanë qenë sensitive (me të drejtë) edhe për ndonjë emërim në administratën e lartë publike të personave të kontestuar, për nominimin e kandidaturave jo-kredibël në zgjedhje etj. Nga ana tjetër dy-tre vitet e fundit, ndërkombëtarët e Tiranës, duke përjashtuar qëndrimet koherente dhe të vëmendshme të diplomacisë amerikane e të ndonjë vendi tjetër mik, përgjithësisht kanë reaguar kryesisht “post-mortum”. Kjo nuk përjashton raportimin korrekt të tyre në kanceleritë e organizatave që përfaqësojnë, por një qëndrim i tillë, sipas mendimit tim, ka cenuar imazhin dhe besueshmërinë e tyre publike të këtushme. Një gjë e tillë ka ushqyer edhe pikëpamjen se zhvillime të tilla janë “probleme të brendshme të shqiptarëve”, ashtu sikurse ky qëndrim ka bërë që disa analistë vendas të mendojnë se një numër ndërkombëtarësh në Tiranë vazhdojnë të nxijnë realitetin për të ruajtur privilegjet e tyre, d.m.th “status quo”-në për këtë shkak. Edhe pse nuk jam dakord me këtë perceptim të fundit të ushqyer gjerësisht nga qëndrimet e vetë ndërkombëtarëve të këtushëm, përsëri e kam të vështirë të justifikoj memecerinë e tyre për probleme të tilla, si ndryshimet kushtetuese të vjetshme dhe të para disa javëve; ngadalësinë e hetimit dhe pengesat serioze politike ndaj organit të akuzës në hetimin e tragjedisë së Gërdecit, piruetet gjyqësore në rastin e çështjes së zhdukjes së qytetarit Remzi Hoxha dhe mbrojtjen me kontekst politik të Sefgjinit për këtë shkak, deklarimet e kryeministrit Berisha në median e huaj në lidhje me furnizimin me naftë të makinës vrasëse të Millosheviçit në periudhën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë apo për furnizimin me armë të “vendeve mike” të këtij rajoni e më gjerë etj. Deri para pak vitesh fuqia ndikuese dhe deri-diku edhe ndërhyrëse e tyre ka qenë shumë më e madhe dhe standardi i sotëm nuk mund të mos krijojë shqetësim e pasiguri, të paktën tek ajo pjesë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërisë civile në përbërje të saj, që mendon dhe që shpreson tek vlerat evropiane, tek vullneti i shprehur i Evropës për integrimin e vendit tonë në përbërje të BE-së.
Mbas rrotacionit paqësor të pushtetit tre vjet më parë si dhe marrjes së ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, më e pakta që prisnin (dhe presin) qytetarët shqiptarë nga OSBE-ja dhe organizatat e tjera të ngjashme në Tiranë ishte fokusimi më i mirë në problemet e mirëqeverisjes në funksion të rritjes ekonomike të vendit si dhe shtim i transparencës në vlerësimin e tyre ndaj qeverisë, si dy rrugë që e përafrojnë vendin me Evropën.
Besimi publik në vlerat evropiane – nxitje për progres
Duke besuar në aftësinë e diplomacisë perëndimore në njohjen e zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri, por edhe në vullnetin e përfaqësuesve të OSBE-së dhe të vendeve mike për të ndikuar pozitivisht në këto zhvillime në emër të afrimit me Evropën dhe të kapërcimit të periudhës së tranzicionit, mendoj se janë pjekur kushtet dhe janë ndërtuar instrumentet e nevojshme për të kaluar nga stadi i konstatimit të dukurive dhe dhënies së këshillave tërthorazi, në vlerësime më të hapura, paraprake apo që u paraprijnë zhvillimeve. Kështu, ndryshimet e fundit kushtetuese, edhe pse mund të gjejnë justifikim në nevojën e “një dore të fortë” në një vend post-komunist dhe me institucione të dobëta si yni, rrezikojnë të jenë kundërproduktive. Rrjedhoja e parë e pritshme vlerësohet se mund të jetë jo vetëm rënia e standardit të zgjedhjeve të afërta parlamentare, por edhe dobësimi i funksionimit të demokracisë dhe i vetë shtetit ligjor. Sipas meje, dobësimi ka filluar dhe kundërvënia e pakuptimtë e në bllok e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë ndaj vetë popullit që i ka zgjedhur duke tentuar bllokimin e referendumit të kërkuar nga një pjesë e opozitës është shenja e parë e dobësimit të demokracisë shqiptare. Natyrisht çështja sapo është hapur dhe në kushtet e krijuara pritet prononcimi i ndërkombëtarëve të Tiranës, duke filluar me OSBE-në (kjo edhe pse në fokusin e saj janë çështjet zgjedhore). Duke besuar në parimet mbi të cilat janë ngritur dhe funksionojnë demokracitë perëndimore prej nga vijnë ata, nuk mund të mos paragjykoj pozitivisht qëndrimin e tyre ndaj referendumit, d.m.th që edhe qytetarët shqiptarë të fillojnë të pyeten e kështu mbase lemë mbas krahëve edhe “krizën permanente të përfaqësimit”, që na ndjek si hije në tërë historinë e shtetit tonë kombëtar qysh nga krijimi i tij deri në ditët e sotme…
Sipas mendimit tim, sa më shumë kulturohet dhe edukohet shoqëria shqiptare, sa më shumë rriten pesha dhe kontributet e brezave të rinj në marrjen e përgjegjësive publike e politike për fatet e vendit, aq më shumë ka peshë dhe luan rol pozitiv edhe rritja e transparencës së veprimtarisë së institucioneve ndërkombëtare të vendosura në Shqipëri, siç është OSBE-ja. Se në fund të fundit, duke besuar në aksiomën se demokracia është pjesëmarrje, duhet të besojmë edhe tek transparenca dhe fuqia e ndryshimit që kalon padyshim përmes ndërgjegjësimit të opinionit publik. E për këtë nevojitet padyshim edhe prania dhe ndihmesa e faktorit ndërkombëtar, aq të respektuar nga shoqëria shqiptare ende e traumatizuar nga trashëgimia e dhimbshme e periudhës komuniste, tranzicioni i gjatë dhe qeverisja e papërgjegjshme e klasës politike të post-komunizmit.
*Autori ka qenë
ish-këshilltar i
Presidentit Moisiu