Dështon mitingu i PS-së në Elbasan
Dështoi mitingu i Partisë Socialiste dje në qytetin e Elbasanit. I konsideruar si një miting hapës për këtë qark, ku organizatorët e PS-së kishin premtuar një miting madhështor, në fakt doli krejt e kundërta. Shkak ka qënë pjesëmarja e ulët e qytetarëve të Elbasanit, duke bërë që organizatorët e mitingut, të ndërrojnë vendin e zhvillimit të tij. Partia Socialsite kishte lajmëruar qytetarët e Elbasanit se mitingu do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit, por vetëm një numër i pakët qytetarësh morën pjesë në miting, duke bërë që në moment e sipër, organizatorët t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të zhvendosen në një vend tjetër. Mitingu u zhvillua në një sheh më të vogël, pas stadiumit të qytetit. Ndonëse lajmërimi për këtë miting të PS-së ishte bërë ditë më parë, pjesëmarja në të ishte e ulët deri në atë pikë sa detyroi krerët e PS-së që mitingun ta zhvendosin tek një ambient më i vogël. Ndryshe nga rivalët kryesorë politikë të PD-së që preferojnë sheshet më kryesore të qyteteve, Partia Socialiste njofton qytetarët për të bërë mitingje në sheshe të vegjël apo tek Pallatet e Sporteve, me ambjente të mbyllura.