E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave, shorti për anëtarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë ditën e hënë

projekt-udhëzimin "Për procedurën e hedhjes së shortit për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të GNV-ve, për Zgjedhjet për Kuvend, të datës 28 qershor 2009". Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë parashikon në nenin 95 pika 2 dhe në nenin 96, se KQZ me udhëzim të veçantë, cakton procedurën e shortit për anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të votave, për çdo ZAZ. Të drejtën për të përcaktuar këta anëtarë e kanë partitë e shumicës parlamentare dhe partitë e opozitës parlamentare të regjistruara në zgjedhjet për Kuvend, të datës 28 qershor 2009 dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë.

Ky udhëzim përcakton rregullat dhe procedurat që do të ndiqen për hedhjen e shortit. Nga ky short, neni 96 i Kodit Zgjedhor ka përjashtuar Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, si parti të cilat kanë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e KZAZ-së.

Sakaq, dje KQZ miratoi udhëzimin e formulës së përllogaritjes së fondeve që u takojnë partive politike për fushatën zgjedhore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›