Ristani: Partitë shkelën ligjin për KQV-të
12/06/2009 Forcat politike duhej të dorëzonin 45 ditë para anëtarët për komisionet e numërimit
“PS kërkon zëvendësime në KZAZ-të, s’ka plotësuar 30-përqindëshin femëror në to”
Ngritja dhe funksionimi i komisioneve të qendrave të votimit ishte përplasja e radhës mes Komisionit Qendror Zgjedhor dhe subjekteve politike. Referuar një çështjeje të tillë, partitë politike duhet të paraqesin pranë komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor propozimet e tyre për anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit. Por një veprim i tillë rezulton të mos jetë ndërmarrë ende, duke shkelur në këtë mënyrë afatet ligjore. Kësisoj, në mbledhjen e radhës kryetari i institucionit qendror zgjedhor, Arben Ristani, u bëri apel të gjitha partive politike që të bëjnë propozimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. E ndërkohë gjatë debatit mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve juridikë të partive politike doli në pah dhe një tjetër fakt, po kësaj radhe lidhej drejtpërdrejt me partinë kryesore të opozitës, atë Socialiste, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e anëtarëve të KZAZ-ve.
Debati
Përqendrimi i diskutimeve gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së te kompozimi i KZAZ-ve bëri që përfaqësuesi juridik i PD-së t’u kujtonte përfaqësuesve të PS-së se nuk kanë plotësuar ende kriterin që 30% e propozimeve të jenë femra në 12 prej tyre. Njëkohësisht kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, i bëri thirrje PS-së të disiplinojë komisionerët e saj, të cilët në të paktën 10 KZAZ kanë bllokuar punën. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Genci Gjonçaj, pranoi vërejtjet e Ristanit se partitë politike nuk janë treguar korrekte me propozimet për KQV-të. Nga ana tjetër ai vlerësoi se “KQZ-ja nuk ka pranuar të bëjë zëvendësimet për anëtarët e PS-së në KZAZ-të”. Në gjykimin e Ristanit, PS-ja duhet të zbatojë ligjin dhe të reflektojë. “Më jepni një shenjë të reflektimit tuaj. Ju kërkoni të bëni zëvendësime, ndërkohë që ende nuk keni sjellë propozimet për të plotësuar kriterin 30 femëra në to”, - nënvizoi ai. Për pasojë Kosovrasti propozoi që, nëse PS-ja vijon të mos sjellë anëtarët, atëherë ato të mund të zëvendësohen me anëtarë të partive të tjera, ide që u mbështet edhe nga anëtari i KQZ-së Hysen Osmanaj.
Qëndrimi
Kreu i KQZ-së e paraqiti mjaft problematike dhe me shkelje të afateve ligjore procesin e ngritjes së komisioneve të qendrave të votimit. “Jemi tërësisht në shkelje të ligjit për ngritjen e KQV-ve. Sipas ligjit, jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve partitë politike duhej të kishin çuar propozimet në KZAZ dhe po sipas ligjit, jo më vonë se 20 ditë nga data e zgjedhjeve duhej të ishte bërë emërimi i tyre. Kemi kalim të afatit ligjor dhe nga partitë politike nuk është respektuar kjo pjesë e ligjit. Ky është shqetësim shumë i madh, se jo vetëm duhet bërë gati procesi, por duhen trajnuar dhe komisionerët”, - vuri në dukje Ristani lidhur me këtë çështje. Sipas tij, kjo situatë është e njëjtë për të gjitha forcat politike pa përjashtim, që paraqiten në shkelje të ligjit për ngritjen e komisioneve të qendrave të votimit.
Votimi i paraplegjikëve
Pritet që në mbledhjen e tij të radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë vendimin përmes të cilit do të përcaktohet mënyra se si do të mund të votojnë paraplegjikët në të gjithë vendin. Kërkohet ngritja e rampave të drurit ose betoni në çdo qendër votimi. Gjatë diskutimeve të djeshme u hodh ideja e ngritjes së tyre vetëm në kryeqytet në pamundësi për çdo qendër votimi, madje dhe në Tiranë në disa prej tyre. Por një propozim i tillë nuk u pranua, duke bërë që të shtyhet për seancën e radhës marrja e një vendimi përfundimtar.
Diskutimet në KQZ
Në ditët në vijim Komisionit Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë provën e bojës matrikuluese që do të përdoret ditën e zgjedhjeve si një provë që tregon se një votues nuk mund të votojë më shumë se një herë. Ndërkohë Bordi i Monitorimit të Medieve paraqiti gjatë ditës së djeshme raportin e dytë të monitorimit të medieve për fushatën, ku bëhej fjalë për dy raporte për shkak të mendimeve të ndryshme që ndajnë anëtarët lidhur me faktin nëse aktivitet e qeverisë do të konsiderohen fushatë ose jo.