Rama: Më 28 qershor të ndahemi nga e shkuara
12/06/2009 Lidershipi i Partisë Socialiste vijon fushatën elektorale në qytetin e Peshkopisë
Kreu i PS-së dhe kryeministri i Kosovës bashkë në përvjetorin Lidhjes së Prizrenit
Fushata elektorale e Partisë Socialiste ka pasur si stacion të radhës qytetin e Peshkopisë. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku kreu socialist nuk kurseu gjuhën e ashpër ndaj qeverisë aktuale dhe Kryeministrit Sali Berisha.
“Është një mësim i madh për të kuptuar sa e vështirë është jeta e njerëzve në të gjithë vendin dhe sa e gabuar ka qenë dhe është politika e vjetër e së shkuarës, me premtime dhe gënjeshtra, të cilat duhet të marrin fund për t’i hapur rrugë një marrëdhënie të re, për të cilën nevojitet një bashkim i madh i shqiptarëve përtej kufijve të partive politike”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Sipas tij, është koha për të mos i ngrënë me gënjeshtrat e politikës së vjetër, për të mos e pranuar më përçarjen që politika e vjetër fut mes njerëzve. Ndërkohë që dy ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin Lidhjes së Prizreni kanë qenë së bashku në Prizren. Pas një takimi miqësor mes tyre dy drejtuesit rezervuan nga një prononcim përkatës për mediet. “Unë kam bashkëpunuar me gjithë lidershipin në Tiranë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës. Unë çmoj vizionet e reja, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet për të ardhmen, prandaj ky është një komunikim edhe ndërshtetëror, është komunikim edhe i vizionit për ndryshim. Unë do të komunikoj me të gjithë, ndërsa në Shqipëri vendos vetë populli shqiptar se kush do jetë kryeministër, kush do të fitojë zgjedhjet, me siguri do të fitojë vizioni për të ardhmen, vizioni për Shqipërinë evropiane”, - u shpreh Thaçi gjatë fjalës së tij. Ndërkohë kreu socialist vlerësoi se “ishte kënaqësi që u takuam në një ditë të shënuar për historinë tonë të përbashkët. Jam shumë i shtytur së brendshmi, të përsëris se në rast se dhjetë vjet më parë ishim në pikën e një kthese historike, që shënoi fillimin e fundit të skllavërisë së Kosovës dhe hapjen e rrugës së lirisë, pas dhjetë vjetësh do të jemi në të njëjtin qiell, në të njëjtin flamur: në Bashkimin Evropian.”
Premtimi për shëndetësinë
Kryetari i Partisë Socialiste është ndalur në spitalin e rajonal të qytetit të Kukësit, ku ka bashkëbiseduar me mjekë dhe infermierë, pasi një nga pikat shumë të rëndësishme të programit të ri të socialistëve është shëndetësia. Kreu socialist e ka quajtur të patolerueshme gjendjen në këtë spital sot, ku marrin shërbimin shëndetësor jo vetëm qytetarët e Kukësit, por të të gjithë qarkut. Kalimi në një shërbim shëndetësor universal është një nga piketat e rithemelimit të Sistemit Shëndetësor në vend, pasi me këtë skemë një pjesë e rëndësishme e popullsisë nuk merr dot mjekim për shkak të kontributeve të sigurimeve shëndetësore. “Një nga 7 pikat e planit tonë për ndryshim është reforma radikale e sistemit shëndetësor për të kaluar nga një sistem i falimentuar, bazuar në sigurimet shëndetësore, që ka lënë 40 % të popullit jashtë sistemit dhe ndër ta pjesa më e madhe janë ata që banojnë në Shqipërinë Verilindore, në një sistem shëndetësor universal, që të jep akses të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetaret”, - tha ai.