E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Mati voton vetëm për PLL-në

12/06/2009  Legaliteti

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit”, Ekrem Spahia, gjatë një takimi elektoral ditën e djeshme me banorë të rrethit të Matit u shpreh se Mati do të votojë për Legalitetin, sepse ka filozofi dhe resurse për të qeverisur në dobi të komunitetit. Numri një i PLL-së solli shembullin e komunës së Lisit, e cila drejtohet për disa mandate radhazi nga nënkryetari i degës së PLL-së, Agim Selita. “Komuna e Lisit është shembulli i materializimit më të mirë në praktikë të parimeve dhe vlerave tona qeverisëse, ku arritjet janë të prekshme nga të gjithë banorët e kësaj komune”, - ka thënë Spahia. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë PLL-së, Spahia prezantoi edhe kandidatin për deputet të PLL-së në qarkun e Dibrës, zotin Besnik Murati. Ndërkohë një ditë më parë ai ka prezantuar në një takim elektoral në qytetin e Shkodrës kandidatët për deputet në këtë qark. Spahia ka thënë se PLL-ja ka prezantuar edhe programin elektoral politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›