Të ardhurat, 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi
12/06/2009 Qeveria vendos për rritjen e nivelit bazë të të ardhurave nga papunësia
Kryeministri Berisha premton rritjen e të ardhurave për qytetarët
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme vendimin “Për caktimin e nivelit bazë të të ardhurave nga papunësia”. Ky vendim, i cili u miratua nga trupa ministrore, në zbatim të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rrit ndjeshëm nivelin bazë të të ardhurave nga papunësia. Sipas këtij vendimi, rritja që barazon të ardhurat nga papunësia me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, bëhet në kuadër të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar. Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë u shpreh se brenda katër vjetve nuk do të ketë më asnjë qytetar shqiptar nën nivelin e 2 dollarëve në ditë. Ky vendim sjell një rritje të përqindjes të të ardhurave në raport me vendimin e marrë në mbledhjen e 27 shkurtit të një viti më parë. Në atë mbledhje Këshilli i Ministrave vendosi rritjen me 14.2 për qind të nivelit të bazës së të ardhurave nga papunësia. Shefi i ekzekutivit, duke e konsideruar vendimin një tjetër premtim të përmbushur nga qeveria, theksonte atëherë se rritja që i bëhej nivelit të bazës së të ardhurave nga papunësia është pozitive dhe diktohet nga rritja e vendit në tërësi. Ky vendim rreth një vit e gjysmë më parë erdhi si rritje e të ardhurave pas vendimit që kishte marrë qeveria e socialiste më 10 shtator 2004. Vendimi në fjalë rriste nivelin bazë të të ardhurave nga papunësia në masën 10 për qind për çdo përfitues. Asokohe qeveria kishte vendosur që mbi këtë nivel do të shtoheshin edhe kompensimet që lidhen me numrin e personave në ngarkim për ushqim dhe energjinë elektrike.
Vendimi i djeshëm i qeverisë vjen në vijim të premtimeve për uljen e papunësisë në vend. Vetë Berisha ka përsëritur disa herë se gjatë mandatit të dytë qeverisës nuk do të ketë asnjë qytetar të ardhurat e së cilit do të jenë nën 2 dollarë në ditë. Në programin politik të Partisë Demokratike parashikohet rritja e madhe e investimeve në vend, që do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, çka do të mund të ulë ndjeshëm papunësinë. Sipas programit të PD-së, brenda vitit 2013 në vend do të hapen 160 mijë vende të reja pune.
Rriten të ardhurat për të verbrit
Qeveria ka miratuar një vendim, i cili konsiston në rritjen e pagesës mujore të personave me statusin e të verbrit. Në vendimin, që mori mbështetjen e të gjithë ministrave, pagesa për personat që kanë statusin e të verbrit dhe të kujdestarëve të tyre rritet nga 8700 lekë në muaj, që është aktualisht në 9800 lekë në muaj. Po ashtu ky vendim parashikon indeksimin e kësaj pagese çdo vit me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 123 milionë lekë do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009. Vendimi ngarkon Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Financave, Shërbimin Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatim. Ndërkohë vendimi i shtrin efektet financiare nga data 1 qershor 2009.