E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premton se do bëhet çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Zyrave Qendrore të Qendrës Kombëtare të Licencimit, në Tiranë, ku vlerësoi këtë qendër, dhe e cilësoi një hap në luftën kundër korrupsionit dhe një ndihmë të madhe për biznesin, ku të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, drejtoresha e USAID-it në Shqipëri Roberta Mahoney, përfaqësuesja e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit Sofia  Sahaf, përfaqësues të Bankës Botërore FMN-së, si dhe përfaqësues të biznesit vendas. Kjo do të do të mbetet një ndër ditët më të shënuara në përpjekjet e qeverisë shqiptare për të lehtësuar barrën burokratike dhe financiare mbi biznesin dhe për të luftuar me efiçencë korrupsionin, u shpreh kryeministri Berisha.  Ai u shpreh se në Shqipëri kanë marrë jetë disa projekte që kanë transformuar tërësisht praktikat e mëparshme, siç janë taksa elektronike, regjistri elektronik i biznesit, prokurimi elektronik, ku të tria këto projekte të vitit të kaluar, sot janë të plota dhe e kanë transformuar tërësisht praktikat e mëparshme, kanë shkurtuar kohën, kanë thjeshtuar burokracitë, kanë rritur shumë transparencën. Sipas tij sporteli unik për licencat dhe lejet është një hap tjetër madhor, i cili erdhi pasi qeveria hoqi me vendime dhe ligje dy të tretat e licencave dhe lejeve ekzistuese. Kanë mbetur një e treta zonja drejtoreshë e USAID-it, por edhe e QKL-së, zoti Ministër, sporteli unik më i shkëlqyer për licencat është heqja e tyre. Kam besim të madh se gjatë muajve që vijnë ju do i propozoni qeverisë sime, sipas vullnetit të shqiptarëve, heqjen e një seri licencash të tjera, duke e vlerësuar në këtë mënyrë, si punën më të mirë tuajën, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›