E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Librazhd: Zhulin që ka mbledhur Edi Rama, nuk e lan as Shkumbini

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarë të Librazhdit, ku sulmoi ashpër kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Ai i bëri një thirrje kreut të socialistëve se i ka mbetur akoma dhe 48 orë afat që ky i fundit të vendosë emrin e tij në listën e kandidatëve të PS. Berisha deklaroi se ishte i gatshëm që të mblidhte parlamentin në rast se Rama do të pranonte që të vendoste emrin e tij në krye të listës së kandidatëve të PS. Në 19 vite pluralizëm, nga fëmija tek më i moshuari, e kanë mësuar se rregullat e garës tregojnë që kryetari i partisë udhëheq listën e deputetëve, të jetë në krye të listës për votim, sepse ky është një standard evropian. Jo vetëm shqiptarët, por në mbarë botën nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë rasti që kryetari i partisë të mos vendosë emrin e tij në listë. Unë të bëj thirrje që ta vendosësh emrin në listë dhe të siguroj se me urgjencë do të mbledhim parlamentin të ndryshojmë ligjin. Dil në ballë të listës. Edhe një herë e them sot se politikani, cilido qoftë ai, e ka për detyrë të pranojë si fitoren ashtu edhe humbjen, e ka për detyrë të ndjekë rregullat e ndershme të lojës, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›