Kina, ndërpret heqjen e organeve nga të burgosurit

Kina ka vendosur që të ndërpresë marrjen e organeve nga të burgosurit e ekzekutuar, bëri të ditur një agjensi zyrtare.
Sipas kësaj agjensie tashmë në vendin komunist do të zbatohet një sistem të ri dhe ky do të jetë dhurimi vullnetar i organeve nga të burgosurit e dënuar më vdekje. Aktualisht, organet e të ekzekutuarve përdoren në 2/3 e transplanteve në vend.
Sipas grupimeve të të drejtave të njeriut, të burgosurve me vdekje i ushtrohet presion që të pranojnë dhurimin e organeve të tyre, në këmbim të një trajtimi më të mirë në muajt e fundit të jetës, por Kina i përgënjeshtron këto pretendime.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 1,5 milionë persona kanë nevojë për transplant në Kinë, por vetëm 10 mijë operacione të tilla kryhen në vit.