Mediu: “Te shohim me realizem ate qe kemi nere ne kater vite”
Krerët e Partisë Republikane kanë intensifikuar takimet gjatë kësaj fushate zgjedhore. Kështu, kreu i kësaj Partie, Fatmir Mediu, është ndalur në Divjakë, ndërsa anëtarja e Kryesisë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka zhvilluar takime në Vorë. Gjatë fjalës së mbajtur Mediu ka theksuar se koalicioni i djathtë, gjatë mandatit të dytë qeverisës, do të bëjë realitet integrimin e Shqipërisë në BE. “Ka ardhur koha që ne të shikojmë me realizëm atë që kemi bërë, por edhe me përgjegjësi të madhe atë që duhet të bëjmë, në qoftë se në katër vjet anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne në katër vjet kthyem besimin e BE-së, si një vend dinjitoz për të qenë anëtar i tij. Ashtu si arritëm NATO-n, me punë çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, me një vizion të qartë për atë që donim të arrinim, e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s. Tashmë prioritet për ne është anëtarësimi i vendit atje ku i takon, në Bashkimin Europian. Dhe këtë do ta arrijmë të gjithë bashkë”, - theksoi Mediu gjatë fjalës së tij.
8 Qershor 2009