Ministria e Integrimit përcakton kriteret për përkthyesit e legjislacionit të BE-së
Si do të përzgjidhen studiot e përkthimit dhe përkthyesit individualë. Rregullat se si do të përcaktohet tarifa për një faqe kompjuterike të përkthyer
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Integrimit nxjerr udhëzimin për përzgjedhjen e përkthyesve që do të merren me legjislacionin e BE-së. Gazeta “Albania” zbardh udhëzimin e plotë që mban firmën e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Në udhëzim përcaktohen kriteret e përzgjedhjes së përkthyesve që do të realizojnë këtë proces, dokumentet që duhet të dorëzojnë ata pranë kësaj ministrie si dhe tarifat e pagesës për shërbimin që do të kryejnë. Sipas këtij udhëzimi, përkthyesit, për një faqe që do të përkthejnë, do të paguhen dy mijë e dy qind lekë. Procesi parashikon përkthimin nga gjuha e huaj në shqip të materialeve. Po ashtu disa materiale të tjera duhet të përkthehen nga shqipja në një nga gjuhët zyrtare të BE-së.
Kriteret
Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për prokurimin e shërbimit të përkthimit të legjislacionit europian në gjuhës shqipe dhe të legjislacionit shqiptar në një nga gjuhët e Bashkimit Europian me qëllim përzgjedhjen e subjekteve të licencuara që mund ta kryejnë këtë shërbim, si dhe tarifat e shpërblimit për këtë shërbim. Sipas këtij udhëzimi, numri i përkthyesve do të përcaktohet çdo vit në përputhje me nevojat për përkthim sipas kalendarit të përkthimit të përgatitur nga Ministria e Integrimit. Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e studiove të përkthimit do të jenë: të jetë i licencuar për të kryer shërbimin e përkthimit; të ketë eksperienca të mëparshme në përkthime në gjuhën për të cilën do të përkthejë; të ketë kapacitete njerëzore që do të punojnë për përkthimin e materialeve.
Kriteret për personelin e studiove që do të përfshihen në përkthim janë: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të mos ketë qenë i dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale; të ketë mbaruar arsimin e lartë në ndonjë nga universitetet brenda vendit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në gjuhën për të cilën aplikon, preferohet me notë mesatare mbi 8; në ndonjë nga universitetet jashtë vendit në gjuhën për të cilën konkurron, në ndonjë nga universitetet brenda vendit, në qoftë se vërtetojnë njohjen e gjuhës përkatëse; të zotërojnë shumë mirë programet bazë të kompjuterit; të ketë aftësi të mira komunikimi. Kanë përparësi të gjitha ata kandidatë që kanë kryer edhe më parë përkthime të Acuis Communitaire ose edhe akteve juridike për llogari të institucioneve të tjera; personat që kanë ndjekur studime të thelluara dhe kanë tituj dhe grada shkencore në gjuhën për të cilën konkurrojnë dheose në fusha specifike të Acquis Communitaire; personat që kanë gjuhë amtare gjuhën të cilën kërkojnë të përkthejnë si dhe së fundi personat që përdorin programe profesionale për përkthimin.
Përzgjedhja
Përzgjedhja e studiove të përkthimit do të bëhet në dy faza. Gjatë fazës së parë të gjithë të punësuarit dhe subjektet e interesuara do t’i nënshtrohen vlerësimit për aftësi profesionale në përkthim, nëpërmjet vlerësimit të dosjes dhe provimit me shkrim. Secili nga subjektet fizike dhe juridike do të paraqesë për vlerësim profesional të gjithë personelin e tij, të cilët do të përkthejnë në emër të subjektit, në rast se ky i fundit përzgjidhet fitues. Vlerësimi i aftësive profesionale të përkthimit do të bëhet nga një komision i posaçëm testimi. Komisioni ka në përbërje të tij tre anëtarë, ku dy janë pedagogë të gjuhës së huaj për të cilën zhvillohet testimi, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Integrimit. Emërimi dhe masa e shpërblimit të anëtarëve të komisionit të testimit miratohet nga Ministria e Integrimit. Në përfundim të testimit, komisioni dorëzon vlerësimin përfundimtar të firmosur nga anëtarët, duke i renditur kandidatët individualisht dhe sipas subjekteve, sipas gjuhës dhe totalit të pikëve të marra. Maksimumi i pikëve është 100; 30 pikë nga të dhënat profesionale pas vlerësimit të dosjes nga komisioni dhe 70 pikë nga njohuritë gjuhësore dhe profesionale pas provimit me shkrim. Vendimi i anëtarëve të komisionit do të merret me shumicë të thjeshtë.
Ftesa nga Ministria e Integrimit
Pas paraqitjes së rezultateve të testimit, Ministria e Integrimit u dorëzon subjekteve të përzgjedhura ftesën për ofertë, duke u kërkuar atyre të paraqesin ofertën. Vlerësimi i ofertës do të bëhet mbi bazën e kriterit të cilësisë dhe afatit për përmbushjen e shërbimit. Shqyrtimi i ofertës dhe njoftimi i kandidatëve fitues bëhet në përputhje me përcaktimet e legjislacionit për prokurimin publik. Subjektet fituese do të përfshijnë në përkthimin e materialeve vetëm personat e përzgjedhur në fazën e parë të prokurimit. Mosrespektimi i këtij detyrimi çon në përjashtimin e subjektit fitues.
Tarifat për shërbimin
Sipas udhëzimit, përkthimi i dokumenteve zyrtare do të shpërblehet për faqe kompjuterike. Faqja kompjuterike përmban 2200 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe ndarjet e nevojshme të materialit të shkruar në fjalë, kryeradhë, paragrafë, kapituj dhe pjesë. Skicat dhe fotot, tabelat e skemat që përfshihen në tekstin e përkthyer llogariten e shpërblehen mekanikisht si faqe kompjuterike sipas vendit që zënë në tekst. Tarifa e shpërblimit për subjektet e licencuara për përkthimin e dokumenteve do të përcaktohet në bazë të tarifave të përcaktuar në legjislacionin shqiptar në fuqi.
8 Qershor 2009