E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: “Statusi i minatorit, ligji i parë në Kuvend i PDK-së”



Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Ndue Shpani, kanë zhvilluar një takim në rrethin e Mirditës. Gjatë fjalës së tij para banorëve Ndoka e ka cilësuar të patolerueshme harresën që shteti i ka bërë kësaj zone. Ai premtoi se në Kuvendin e ardhshëm PDK-ja do të depozitojë ligjin për statusin e minatorit. “Mirdita është lënë nga qeveritë e radhës si një zonë e harruar, për të cilën ata kujtohen tani vetëm në mbledhjen e votave. Është një nga zonat më të varfra të vendit, me numrin më të madh të papunësisë të prekur nga shkalla e lartë e emigracionit”, - tha Shpani. Ndërsa kryetari demokristian, Nard Ndoka, gjatë fjalës së tij deklaroi se Mirdita është i vetmi qytet që ka numrin më të ulët të përfaqësimit në qeveri dhe institucionet e shtetit gjatë këtyre 18 viteve. “Nesër në qeverisje ne do të kërkojmë miratimin e statusit të minatorit dhe rishikimin e skemës së pensioneve për ish-minatorët”, - tha Ndoka.

8 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›