Shqipëri-Itali, nënshkruhen pesë marrëveshje strategjike midis dy qeverive
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Shqipëria dhe Italia nënshkruan dje 5 marrëveshje dhe kontrata bashkëpunimi mes tyre. Marrëveshjet u firmosën nga përfaqësues të të dy vendeve, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Marrëveshjet dhe kontratat e nënshkruara mes palëve janë: Marrëveshja në lidhje me konvertimin e lejeve të drejtimit (patentat). Kontrata për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik Tirana 2, mbi bazën e një financimi nga Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Kontrata për dorëzimin e pjesës së parë prej 5 milionë euro, të financimit të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, për programin mbështetës të bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Kontrata e koncesionit për parkun industrial të Koplikut. Deklarata e shprehjes së interesit për realizimin e nyjës energjetike në Lezhë, si dhe për aktivitetet dhe veprat ndihmëse përkatëse.
Investimet italiane në energji dhe infrastrukturë
Kreu i diplomacisë italiane, Fratini, në konferencën e dhënë për shtyp në Tiranë, u ka kushtuar një rëndësi të veçantë marrëdhënieve ndërekonomike të dy vendeve si dhe intestimeve italiane në Shqipëri. Fratini u shpreh: “Në planin dypalësh të gjitha marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, në të gjitha fushat dhe sigurisht rezultatet që Shqipëria do të arrijë, do të inkurajojnë edhe më tej, një numër gjithmonë në rritje, të sipërmarrësve italianë, të cilët do të investojnë në Shqipëri. Marrëveshjet e rëndësishme që ne firmosëm janë një provë e kësaj. I shpreha Kryeministrit që jemi të gatshëm të fillojmë për përcaktimin e një marrëveshjeje të re kuadër për bashkëpunimin për zhvillim midis Italisë dhe Shqipërisë. Është një marrëveshje për të cilën ne po punojmë, në të cilën do të bëjnë pjesë sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm, siç është ai i bujqësisë. E konsiderojmë bashkëpunimin në sektorin e infrastrukturës një prioritet dhe Korridorin Tetë një prioritet akoma dhe më të madh. Sigurisht, kemi një interes të madh për mundësitë që Shqipëria na ofron për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilën Italia ka shumë nevojë. Mendojmë se një bashkëpunim më i ngushtë edhe në sektorin e turizmit do të ishte një mundësi e mëtejshme për investitorët italianë që të mund të vlerësojnë dhe të shfrytëzojnë këto mundësi për investimet e tyre në Shqipëri. Në përfundim do të thoja se është një marrëdhënie speciale midis vendit tim dhe vendit tuaj, një marrëdhënie speciale që natyrisht do të pasurohet më tej në të ardhmen”, - përfundoi ministri i Jashtëm italian.
Parku Industrial i Koplikut dhe rrjeti i gazit
Ndërtimi i Parkut Industrial të Koplikut, Shkodër, marrëveshja për të cilin u nënshkrua në Tiranë mes palës shqiptare dhe asaj italiane, pritet të rrisë ndjeshëm nivelin ekonomik dhe social të kësaj zone. Në bazë të marrëveshjes, nëpërmjet një investimi prej 18.5 milionë eurosh, shoqëria "Zona Industriale dhe Tregtare Koplik" në një sipërfaqe prej 61 ha parashikon hapjen e 16.374 vendeve të reja pune, rrjedhojë e kryerjes së aktiviteteve në fushën e agropërpunimit, industrisë së lehtë dhe atë të shërbimeve. Në projektin e miratuar të hënën parashikohet grumbullimi i përqendruar i të gjitha produkteve nga zona edhe më gjerë dhe magazinimi i tyre. Projekti parashikon gjithashtu urbanizimin e të gjithë zonës me rrugë, ujësjellës-kanalizime, rrjetin e gazit, rrjetin teknologjik, ndriçim dhe shërbime, ku përfshihen banka, shoqëri sigurimi, restorante, hotele dhe hapësira akomodimi, kopshte, studio ligjore dhe tregtare, zyra doganore, etj. Realizimi i projektit për krijimin e zonës së lirë në Koplik, është iniciuar nga shoqëria "VolAlba" shpk dhe një grup shoqërish dhe investitorësh në Bari, Itali. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 6 parqeve industriale në të gjithë vendin. Vetëm pak ditë më parë u nënshkruan në Tiranë edhe kontratat për dy zonat e para industriale, atë në Vlorë dhe Shëngjin, të cilat instrumentalizojnë zhvillimin e politikave qeveritare për nxitjen e biznesit si dhe zhvillimin ekonomik e social në nivel rajonal e kombëtar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, krijimi i gjashtë parqeve industriale në vendin tonë është i një rëndësie të veçantë për zbatimin e programit të qeverisë për tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja, të cilat ndikojnë në arritjen e stadeve të reja të zhvillimit ekonomik në zona relativisht të pazhvilluara. Konkretizimi i tyre do të sjellë investimin e rreth 55 milionë eurove, si dhe krijimin e mbi 30.000 vendeve të reja pune. Krijimi i zonave ekonomike me statusin e Parkut Industrial do të favorizojë edhe biznesin për investime potenciale me teknologji të përparuar, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e nivelit të prodhimit, të eksporteve, shërbimeve, etj. Aktualisht, janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave edhe tre parqe të tjera, në Shkodër e Elbasan si "brounfield" dhe në Spitallë si "greenfield".
Patentat
“Marrëveshja në lidhje me konvertimin e lejeve të drejtimit (patentat), e cila nënkupton njohjen nga të dyja palët, pra asaj italiane dhe shqiptare të lejeve të drejtimit për automjete të personave të cilët lëvizin në shtetet respektive. Njëkohësisht kjo marrëveshje u jep tashmë emigrantëve shqiptarë në Itali, të cilët numërohen rreth 450 mijë, të drejtën të përdorin patentat e reja shqiptare për të drejtuar automjetet e tyre të blera në Itali, dhe nuk detyrohen më të nxjerrin një patentë italiane, nëse diponojnë një automjet në Itali”.
Parku
“Në bazë të marrëveshjes, nëpërmjet një investimi prej 18.5 milionë eurosh, shoqëria "Zona Industriale dhe Tregtare Koplik" në një sipërfaqe prej 61 ha parashikon hapjen 16.374 vendeve të reja pune, rrjedhojë e kryerjes së aktiviteteve në fushën e agropërpunimit, industrisë së lehtë dhe atë të shërbimeve. Në projektin e miratuar të hënën parashikohet grumbullimi i përqendruar i të gjitha produkteve nga zona edhe më gjerë dhe magazinimi i tyre”.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008