E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesat në Jemen, vogëlushja 12-vjeçare vdes gjatë lindjes

 

Në moshën 11-vjeçare prindërit e hoqën nga shkolla për ta martuar me një burrë shumë vite më të madh në moshë. Vogëlushja vdiq një vit më vonë, në moshën 12 vjeçare, gjatë lindjes së fëmijës së saj të parë. Ngjarja ka ndodhur në Jemen dhe një grup për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Sanaa po proteston fort kundër martesave të tilla, të organizuara nga prindër të varfër. Abdullahu Fauzia Youssef vdiq të premten në spitalin e qytetit saudite Haxhit, në veri të Sanaa-s për shkak të hemorragjisë. Edhe fëmija i saj lindi i vdekur. Tragjedi të këtij lloji dëgjohen herë pas here në lindje, ku fëmijë ende të paformuar martohen, sipas anketave, kryesisht për shkak të varfërisë së tejskajshme të familjes. Vitin e kaluar një tjetër vajzë kishte zotëruar titujt e parë të gazetave në Jemen, por ky rast ka përfunduar me sukses. Nojoud Mohammad Ali, 8 vjeçe, kishte qenë e detyruar të martohet me një djalë 28-vjeçar. Por vogëlushja kishte denoncuar të atin e saj dhe kishte arritur të prishte martesën. Edhe në Arabinë Saudite një vajzë 8-vjeçare ishte martuar pa dijeninë e saj me një burrë 50 vjeç. Në këtë rast ka qenë nëna e saj që ishte drejtuar në gjykatë dhe, pas një beteje ligjore tetë mujore, kishte arritur në muajin prill të këtij viti të anulonte martesën. Në Jemen dhe në Arabinë Saudite ka shumë organizata të ndryshme, veçanërisht lëvizjet femërore, të cilat po luftojnë për të detyruar me ligj limitin e moshës për martesë, ku minimalja duhet të jetë 18 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›