Mediu dhe Godo, vizitë në Gjakovë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilluan dje një vizitë zyrtare në Gjakovë. Ata u pritën në një takim nga kryetari i bashkisë, Pal Lekaj. Më pas, Mediu dhe Godo vizituan rrugën Durrës-Kukës, duke u ndalur në Kalimash për të vizituar tunelin. Gjatë kësaj vizite, i pyetur nga gazetarët, Mediu tha se "gjej rastin të shpreh kënaqësinë, të falënderoj kompaninë që punon këtu, por dua të them se kjo rrugë është një rrugë që bën krenar të gjithë shqiptarët, të gjithë ata që kanë punuar dhe ëndërruar një gjë të tillë, gjithë shqiptarët kudo që janë". Është një gjë e jashtëzakonshme, u shpreh ai, një punë që nuk do ta kishim imagjinuar dot kurrë. "Dhe shpresoj se banorët e Kukësit, Shqipërisë dhe Kosovës do të gëzojnë një nga veprat e cila nuk është thjesht infrastrukturë, por zhvillim ekonomik, është lidhje shpirtërore dhe kulturore e gjithë shqiptarëve me njëri-tjetrin", tha Mediu.