E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu dhe Shkëlzeni, iftar në ditën e 26 të RamazanitNga Antena brenda familjesAshtu siç e kishte parashikuar dhe Sandri, iftari i shtruar në lokalin “Xibraku” kishte qenë një rast i artë i humbur për Sandrin. Kameramanët që kishin xhiruar planet e i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Mediu dhe Shkëlzeni, iftar në ditën e 26 të RamazanitNga Antena brenda familjes

Ashtu siç e kishte parashikuar dhe Sandri, iftari i shtruar në lokalin “Xibraku” kishte qenë një rast i artë i humbur për Sandrin. Kameramanët që kishin xhiruar planet e iftarit, e tërbuan fare. Filloi t’i shikonte dhe rishikonte planet dhe po i ikte mendja. Ishte një plan fantastik, ku mes kokës së Shkëlzenit dhe Argitës shfaqej në sfond Fatmir Mediu. Pastaj në krah të tyre nga ana e Familjes ishte Elvana Hana. Gjithçka perfekt, sikur aty në krah të Elvanës së paku të ishte dhe ai. Aq duhej që deputetët e Tiranës, që ishin te rreshti përballë, t’i rrinin gatitu çdo mëngjes.

Sidoqoftë filloi t’i rregullonte planet. I tha montazhierit të bënte kujdes të mos i nxirrte fare deputetët e Tiranës.

- Këta b…q mos i nxirr fare, - tha. - Këta janë ca zorraxhinj që shkojnë pas Shkëlzenit dhe Argitës, se mendojnë që po u bënë besimtarë, i kanë me sy të mirë ata. Lëre këtë Mediun vetëm, meqë e ka shok Shkëlzeni. Këta të tjerët zhduki fare. Hiqe dhe këtë Lajla Përnaskën, se duket sikur ka shku me shpërnda prezervativë aty.

- Mirë shef, - tha montazhierja. - Kush është Lajla Përnaska, kjo biondja në krah të Familjes?

- Jo moj se ajo është mbesa, është njeri i Familjes, po kjo biondja tjetër përballë. Atë hiqe.

Ndërkohë që fliste me montazhierin, mbërriti reporteri që do bënte tekstin.

- Shef Sandri, si ta bëj këtë tekstin, se nuk e kam idenë mirë dhe pse bëhet ky iftari?

- Si mor idiot nuk di pse bëhet iftari. Pse bëhet thotë, po s’ka njeri që s’e di pse bëhet. Mua do më pyesësh ti pse bëhet, ti, kur nuk di kaq gjë, ç’do që vjen në punë?

- Më fal shefo se jam ortodoks, ene s’e kam mbajt ndonjëherë Ramazanin.

- Mirë o k..., mirë. Shkruj aty që iftari bëhet nga ata që duan të bëjnë sevap për ata që mbajnë Ramazan. Në këtë rast e shtron Familja, d.m.th., doktori për fëmijët e vet dhe deputetët. Në fakt deputetët nuk mbajnë Ramazan, por meqë mbajnë fëmijët, ata janë të detyruar që si deputetë të Tiranës të shoqërojnë në iftar fëmijët e tij, ndryshe nuk janë më deputetë, ua q… robt ai.

- E kuptova, - tha reporteri, - d.m.th., doktori paguan iftarin për Shkëlzenin, Argitën dhe Elvanën, kurse deputetët kanë shkuar për respekt të fëmijëve.

- E shyqyr që e kuptove, debil, - i tha Sandri.

- Shef, kisha dhe një pyetje. Pse ky Shkëlzeni e bën këtë iftarin në ditën e 26 të Ramazanit?

- Si mo pse e bën në ditën e 26-të, po dihet për të falur zoti ata që e akuzojnë se ka vrarë 26 vetë në Gërdec. Ka dy vjet që e bën këtë dhe ai, dhe Mediu. Sa mbush Ramazani 26 ditë, ata bëjnë iftar për shpirtrat e tyre. Po s’kanë faj mo të shkretët, s’u kanë faj ata atyre që vdiqën. Se janë k… ata dhe s’bëjnë kujdes kur punojnë, nuk është faji i tyre. Ata kishin biznesin e tyre, se është popull k… populli i Gërdecit, ç’faj ka Shkëlzeni me Mediun. Shiko sa njerëz të mirë janë. Shtrojnë iftar për shpirtrat e tyre, mund dhe mos t’i kujtonin fare. Madje Fatmiri, edhe pse nuk është besimtar, shkon rregullisht në çdo iftar të Shkëlzenit. E kam shumë zili për këtë. Madje dhe unë duhet të kisha shkuar.

- Pse shefo, ene ti ke gisht në Gërdec?

- Ik mor ti k..., ça gishti kam unë. Unë kam pas mik Delijorgjin dhe aq. E mban mend kur na vinte në zyrë për lejet e Bashkisë së Tiranës se e kishte shumicën PD më 2006? Ia kishte kref Fahriu 300 mijë euro dhe vinte m’i kërkonte mua lejet. Më jep dhe mua aq, i thashë, dhe i them doktorit. Vura Qirjakon seancën e parë të lejeve të KKRT, e bëri mut Delijorgjin dhe kërkesën e tij për leje. Erdhi pastaj prapë ai si legen edhe më thoshte: “Sahati punon Sandro, mos ki merak”. D.m.th., do vazhdojë puna me të pagume. Pagoi, ia dhamë lejet. Tani që doli kjo puna e Edi Ramës, ia zhytëm atij sikur ia ka dhënë ai, po në fakt unë ia dhashë. ǒlidhje ka kjo me Gërdecin, atij pallatet nuk i kanë rënë o burrë.

- E kuptova shefo, d.m.th., unë ta bëj këtë lajmin që Shkëlzeni dhe Mediu shtrojnë iftar në ditën e 26 të Ramazanit.

- Po jo mor k…, kush ta tha ta shkruash këtë. Këtë ta shpjegova mos ta shkruash. Ti do shkruash që Familja ka shtru Iftar, dhe kanë marrë pjesë dhe ca deputetë të Tiranës. Mos u jep rëndësi emrave të atyre, se popull k… mendon se kanë rëndësi se kanë ngrënë darkë me Familjen. Duhet të isha vetë aty, se dija unë ç’u bëja pastaj. Ik tani, nisu shpejt, bëj lajmin dhe kujdes, nxirr vetëm atë kokën e Mediut mes Shkëlzenit dhe Argitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›