Bie në pranga ish-deputeti demokratNga TemaIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Flori Bajramaj, është vënë dje në pranga, i akuzuar për shpërdorim detyre. Nuk bëhet fjalë për abuzime që ai ka bërë gjatë periudhës kur ka qenë ligjvënës, por më përpara,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Bie në pranga ish-deputeti demokratNga TemaIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Flori Bajramaj, është vënë dje në pranga, i akuzuar për shpërdorim detyre. Nuk bëhet fjalë për abuzime që ai ka bërë gjatë periudhës kur ka qenë ligjvënës, por më përpara, kur punonte si jurist në komunën e Rrashbullit dhe njëkohësisht ishte anëtar i KRRT. Burimet thonë se ai akuzohet për dhënien e lejeve të ndërtimit në toka publike. 38-vjeçari Bajramaj në zgjedhjet e vitit 2005 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zonën e Plazhit, Arapajt, Shkallnurit, Shkëmbit të Kavajës dhe Shënvlashit zonë e cila është nën juridiksionin e komunës ku ai ka ushtruar detyrën e juristit.
Aksioni
Bajramaj është arrestuar dje në orët e pasdites nga efektivat e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar. Burimet thonë se aksioni ka zënë fill menjëherë pas daljes së një vendimi të dalë nga gjykata.
Ish-deputeti është prangosur në banesën e tij. Bashkë me të në pranga ka rënë dhe Pasho Beqiri, i cili ka qenë kryetar i Këshillit Teknik dhe relatues i KRRT në komunën e Rrashbullit. Burime të sigurta flasin dhe për një urdhër arresti për kryetarin e komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi. Ky i fundit duket se ka mundur të shpëtojë së paku nga operacioni i orëve të mbrëmjes, pasi në kohën që mjeti i tij është ndaluar nga policia Gashi nuk ka qenë në autoveturë.
Prej më shumë se tre vitesh dy dosje të ngjeshura me materiale abuzive kanë qëndruar në sirtarët e prokurorisë së Durrësit lidhur me dyshimet për dhënie në kundërshtim me ligjin të lejeve për ndërtim dhe leje sheshi ndërtimi.
Operacioni është koduar jo pa qëllim “Shkëmbi i Kavajës”. Gjykata ka vendosur për të dy si masë sigurie “Arrest në burg” nën akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me disa leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi në vitet 2002-2005 në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës. Sipas pohimeve zyrtare policore që mbështeten në deklarimet e gjykatës, mësohet se lejet e dhëna në favor të personave të tjerë në zonën bregdetare te Shkëmbi i Kavajës kanë qenë prona publike, kurse përfituesit nuk kanë pasur vërtetim të pronësisë. Prokuroria ka më shumë se 3 vite që ka nisur të shqyrtojë dosjet lidhur me ndërtimet te Shkëmbi i Kavajës. Në vitin 2005 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar në komunën Rrashbull kontroll lidhur me procedurat e ndjekura për ligjin e urbanistikës dhe është përqendruar kryesisht te lejet që janë dhënë për ndërtimet e pallateve, hoteleve, restoranteve dhe moteleve te Shkëmbi i Kavajës. Ndërtimet për të cilat pretendon materiali i KLSH janë ndërtuar në mënyrë abuzive në bregdetin e komunës së Rrashbullit, nga shkëmbi i Kavajës deri te Përroi i Agait, që është zonë kufitare me komunën e Golemit. Kjo komunë ka në territorin e saj të gjithë sipërfaqen e Shkëmbit të Kavajës deri në rërën e detit, kurse përtej Shkëmbit të Kavajës harta e komunës është deri në rrugën nacionale duke i lënë pjesën poshtë rrugës komunës së Golemit. Kryetari Hysen Gashi, i cili ka marrë katër mandate drejtimi, tri nga PD dhe një nga PR, është thërritur disa herë në prokurori lidhur me detyrimet për të shpjeguar për procedurat që janë ndjekur në dhënien e lejeve të ndërtimit në pronën publike pa vërtetime pronësie nga ana e përfituesve. Në atë kohë Bajramaj ka qenë jurist i komunës dhe anëtar i KRRT, kurse 50-vjeçari Pasho teknik dhe relatues.