“Ndryshimet në trajtimin me pensione të parakohshme të ushtarakëve”
Flet Kapiten Myslim Topalli
dhe konsolidimin e dispozitave ligjore të kësaj fushe, as me statusin, as me të drejta të tjera të fituara nga ligjet e tjera; vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Përsa jeni të informuar, ndryshimet e përgatitura në trajtimin me pensione të parakohshme të ushtarakëve, sa i përgjigjen rekomandimit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Vetëm me rekomandimin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë punë ato ndryshime. Ato janë thjesht e vetëm thjeshtë përsëritje e të njëjtave shkelje të parimeve kushtetuese të shtetit të së drejtës që urdhëruesit dhe hartuesit e sotëm realizuan në shkurt të vitit 2006, dhe për cilat u shfuqizua në
papajtueshmëri me Kushtetutën ligji Nr. 9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës. Këtë e them se në logjikën e rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese është se; Respektimi i parimit të barazisë kërkon mosdikriminimin e grupeve me kushte të njëjta të shtetasve pa kushte të përligjura. Pikërisht këtë nuk
realizon projekti ndryshimeve që ju paraqit Qeveris me ndryshimet dhe shtesat e tjera që i janë bërë pas rikthimit për rregullime e përmirësime. Me rivendosjen e kufizimit të masës së pensionit deri në 6 pensione bazë për gjeneralin, 5 për kolonelin, 4 për nënkolonelin, 3 për majorin, 2.5 për nëntoger, toger, kapiten dhe 2 për nënoficer shkelet parimi i barazisë
dhe përligjet diskriminimi. Ky diskriminim shprehet në faktin se me këtë mohohet kriteri i njëjtë i vendosur nga neni 35 i statusit të ushtarakut dhe neni 13, 14 (pika 1,2) e ligjit të sigurimit shoqëror suplementar. Ndryshimi që propozohet krahas mos respektimit të vjetërsisë së shërbimit, të pagës referuese dhe të përqindjeve të përfitimit për vjetërsinë deri në 12 e
15 vjet dhe për çdo vit mbi këtë vjetërsi, sanksionon diskriminimin kur të gjithë pa përjashtim nga gjenerali tek tetari janë ose kanë qenë në kushte të njëjta, në kushtet e shërbimit ushtarak. Arsyetimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese është se; ndryshimet e bëra në ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nuk kanë respektuar kërkesat kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të fituara. Në argumentim të këtij konkluzioni Gjykata Kushtetuese, parashtron:
Së pari: rregullimet ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e shtetasve duhet të kenë qëndrueshmëri të mjaftueshme që të sigurojnë vijueshmërinë e tyre. Për hir të së vërtetës në ndryshimet që janë bërë publike nuk sigurohet aspak kjo kërkesë e parimit të sigurisë juridike e shtetit ligjor të së drejtës. Përkundrazi ajo cenohet dhe komprometohet rëndë. Neni 35 i statusit të ushtarakut fikson si skemë të përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi 50% të pagës mujore për 12 vjet vjetërsi shërbimi femrat dhe 15 vjet meshkujt dhe një shtesë 2% të kësaj page për çdo vit të vjetërsisë mbi përcaktimin e mësipërm. Projektligji e kufizon masën e pensionit sipas gradave. Këtë kufizim projektligji e fikson edhe pse neni 49 i statusit të ushtarakut e ka shfuqizuar kufizimin mbi përcaktimin e bërë në nenin 35 të tij, duke u shprehur se: “…shprehja “por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi në shkronjën “b” të nenit 11 të ligjit 8087, datë 13.03.1996…, shfuqizohen”.Për mungesë qëndrueshmërie në garantimin e vijimësisë, flasin edhe neni 2, neni 3, 4 dhe disa nene të tjera. Kështu: Neni 35 i statusit të ushtarakut vendos si kritere të
vetme përfitimi të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi vjetërsinë 12 vjet për femrat dhe 15 për meshkujt. Projekti vendos edhe moshën 44 vjeç për femrat dhe 47 për meshkujt. Neni 46 i statusit të ushtarakut detyron shpërblimin e ushtarakut që del në rezervë e lirim dhe që nuk plotëson kushtet për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi me aq paga mujore sa vite shërbim ka në FA. Ndryshimi e përjashton këtë dhe lë në fuqi përcaktimin e nenit 12 të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, të ndryshuar, pra; pagën kalimtare huazuar nga ligji i shfuqizuar i vitit 1996. Për mohim të qëndrueshmërisë që siguron vijimësi në legjislacion flasin edhe aspekte të tjera të fiksuara nga ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005. Nëse neni 16 i këtij ligjit sanksionon si masë maksimale të pensionit suplementar të pleqërisë 60% të pensionin të plotë të pleqërisë, neni 5 i projektligjit që ndryshon atë lë në fuqi 50 % e ligjit Nr. 9481, datë 26.02.2006. Po kështu, e drejta e moskufizimit të masës së
pensionit të parakohshëm në rast punësimi nga statusi i ushtarakut dhe ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005, mohohet nëpërmjet kufizimit deri në një pension minimal pleqërie. Ndërkohë që neni 27 i ndryshuar i ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, jep të drejtën e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm sa herë ndryshon dhe në masën që ndryshon paga referuese, ndryshimi që bëhet e e kthen me indeksimin e pensionit të pleqërisë. Tjetër edhe pse ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005 derdhjen e kontributeve të sigurimit shoqëror për periudhën e trajtimit të ushtarakut me
pension të parakohshëm, ka dhënë të drejtën e saj mbi bazën e pagës referuese të rillogaritur, projekti, përjashton rillogaritjen dhe vendos indeksimin me koefiçentin e indeksimit të bazës së vlerësuar. Gjithçka është e qartë. Projektligji nuk garanton qëndrueshmëri të të drejtave të fituara për të siguruar vijimësinë e rregullimeve ligjore. Për rrjedhojë përcaktimet e bëra në projekt sikundër rezulton më sipër përjashtojnë plotësisht edhe logjikën tjetër të Gjykatës Kushtetuese, sipas së
cilës: Shteti duhet të synoj të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë vetëm, nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim më të mirë financiar. Ndryshimet nuk sjellin pasoja pozitive, por përkeqësimin dhe uljen e konsiderueshme të masës së përfitimit. Përllogaritjet nga ballafaqimi midis masës së të drejtave të fituara nga statusi i ushtarakut, nga ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005, ligji Nr. 9481, datë 26.02.2006 dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese me ato çka ka fiksuar në ndryshimet që do i paraqiten Këshillit të Ministrave, vërtetojnë
pikërisht përkeqësimin dhe uljen e masës së përfitimeve financiare si në pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ashtu edhe në atë suplementar dhe të pleqërisë. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për gjeneralët me vjetërsi shërbimi 31 vjet sipas nenit 35 të statusit të ushtarakut i
përket 82 % e pagës referuese, në realitet i përfundon në 44%; kolonelit për 30 vjet vjetërsi nga 80% në 50%; nënkolonelit për 27 vjet vjetërsi nga 74 % në 51 %; majorit për 22 vjet vjetërsi nga 72 % në 51 %; kapitenëve për 18 vjet vjetërsi nga 56 % në 44 %; kryekapterëve për 27 vjet vjetërsi nga 74 % në 44 %; kapterëve për 23 vjet vjetërsi nga 68% në 47% dhe rreshterëve për 21 vjet vjetërsi shërbimi nga 62 % u përfundon 49% të pagës referuese. Kjo në saj të përcaktimit që bëhet në pikën 2 të nenit 4 të projektligjit, me vendosjen e kufirit të masës së pensionit nga 6 deri në 2 pensione bazë të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave krahas kufirit që njeh neni 35 i statusit të ushtarakut. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi pëson ulje të përfitimin financiar edhe për shkak të eliminimit rillogaritjes sa herë rritet në atë përmasë që rritet paga referuese dhe, zëvendësimit të saj me indeksimin me indeksin e pensioneve të pleqërisë që përcakton pika 2 e nenit 6 e projektligjit. Po përfitime me të pakta financiare sigurohen nga pika 4 e nenit 6 të projektligji prej zëvendësimit të derdhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore për vitet e nevojshme për pension të plotë pleqërie jo mbi bazën e pagës referuese të rillogaritur me masën e rritjes së kësaj page që garantonte ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005, por me pagën referuese të indeksuar
me bazën e vlerësuar. Ky ndryshim negativ çon në uljen e nivelit të bazës së vlerësuar për pensionin e plotë të pleqërisë që shpie drejtpërsëdrejti në masë më të ulët pensioni pleqërie dhe pensioni suplementar pleqërie. Kurse nga mos rikthimi i 60% -it për pensionin suplementar të siguruar nga neni 16 i ligjit
Nr. 9418, datë 20.05.2005 dhe mbetja në fuqi 50% e nenit 3 të ligjit Nr. 9481, datë 26.02.2006, ushtarakët do përfitojnë pension suplementar si ushtarak 10% më pakë. Nga lënia në fuqi e pagës kalimtare prej nenit 2 të projektligjit, mohohet shpërblimi i menjëhershëm në masën e aq paga sa vjetërsi shërbimi kanë ushtarakët që nuk plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm
sikurse fikson neni 46 i statusit të ushtarakut. Nga ky akt, ata, në rast punësimi nuk mund të marrin pagë më të lartë sesa ajo e kompensimit të pagës referuese për 2 vjetshin e trajtimit me pagë kalimtare. Faktet flasin vetë, shifrat janë konkrete. Ato nuk vërtetojnë atë që theksohet në relacion, por të kundërtën e saj.
Projektligji është jashtë logjikës së Gjykatës Kushtetuese dhe në shkelje flagrante të kërkesave të kushtetues të shtetit të së drejtës, atij të sigurisë juridike. Një defekt tepër serioz i projektit që parashtron ndryshimet është se; ligji nuk bazohet në harmonizimin dhe konsolidimin e dispozitave ligjore të kësaj fushe. Të vetmet që nuk realizojnë ndryshimet janë; mosharmonizimi dhe mos konsolidimi i dispozitave ligjore. Ato çka u parashtruan për bazueshmërinë e projektligjit në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, konfirmojnë se projektligji nuk është bazuar dhe nuk ka realizuar harmonizimin e të gjitha dispozitave ligjore dhe konsolidimin e tyre. Harmonizimi i parë projektligjit duhej të ishte me statusin e ushtarakut. Realiteti nuk bënë aspak fjalë për këtë. Kështu Statusit nuk e parashtron pagën kalimtar. Në nenin 46, atë e ka zëvendësuar me shpërblimin e ushtarakut në
rast dalje në rezervë lirim me aq paga mujore të muajit të fundit të shërbimit, sa vite shërbimi ka kryer në FA. Të kundërtën bënë ndryshimi. Ai, lë në fuqi pagën kalimtare. Po neni 35 i statusit përcakton masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi 50% për vjetërsinë 15 vjet meshkujt e 12 vjet femrat të pagës mujore dhe 2% të kësaj page për çdo vit mbi 12 e 15 vjetshin. Në
kundërshtim me të rivendoset kufizimi i masës së pensionit në përshtatje me gradën nga 6 deri në 2 deri pensione bazë. Ndërsa neni 49 i statusit e ka eliminuar kufizimin e masës së pensionit e fiksuar nga neni 11 i ligjit 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar, në projekt-ndryshim vendoset që masa e pensionit nuk mund të jetë më e madhe se 6 fish i pensionit bazë për gjeneral, 5 fish për kolonel, 4 fish për nënkolonel, 3 fish për major, 2 fish e gjysmë për kapiten, toger e nëntoger dhe 2 fish për ushtarakët e tjerë. Harmonizimi i dytë kërkohet të jetë me ligjet e mëparshme të sigurimit shoqëror suplementar në respektim të të drejtave të fituara dhe të garantuara nga parimi kushtetues i sigurisë juridike. Edhe ky harmonizim mungon tërësisht. Në projektligj: Derdhja e kontributeve mbi bazën e pagës referuese
të rillogaritur me masën e ndryshimit të kësaj page, është zëvendësuar me pagën referuese të indeksuar me indeksimin e bazës së vlerësuar. Ndryshimi i masës së pensionit të parakohshëm sa herë ndryshon e në masën që ndryshon paga referuese, është kthyer me indeksimin e pensioneve të pleqërisë. Moscenimi i masës së pensionit të parakohshëm në rast punësimi është mohuar dhe në rast punësimi masa e këtij pensioni do jetë sa një pension bazë 8240 lekë. Masën e pensionit suplementar jo më e lartë se 60% e
pensionit të plotë të pleqërisë, është ulur në masën 50% duke ju mohuar 10% nga ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005. Harmonizimi i tretë i projektit duhet të jetë me vendimin Nr. 9, datë 26.09.2006 të Gjykatës Kushtetuese. Edhe kjo nuk është realizuar. Veç fakteve e sipër shkruajtura, këtë e vërteton edhe mosrespektimi i shfuqizimit që i bënë ky vendim nenit 9 të ligjit Nr. 9481, datë 26.02.2007 që datën e hyrjes në fuqi e s’postonte nga 1 janar 2006 në 16 prill 1996. Në kundërvënie të hapur neni 11 i projektligjit fikson si datë të shtrirjes së efekteve financiare jo atë të datës së fitimit të të drejtave, por datën 1 korrik 2007. Me këtë ndryshim të datës së hyrjes në fuqi përfitimi, ashtu sikurse argumenton Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj Nr. 9, datë 26.02.2007, realizohet futja në periudhën kur ka vepruar një ligj tjetër, ligji i mëparshëm për statusin e ushtarakut dhe të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, që shënon jo thjesht cenim të ”teknikës juridike”, por cenim të
parimit kushtetues të sigurisë juridike. Me të gjitha këto akte projektligji jo vetëm ka përjashtuar harmonizimin me dispozitat e tjera ligjore, por edhe nuk i ka shërbyer konsolidimit të të gjitha bazave ligjore për këto çështje.
28 Prill 2008