Mediu, ministër i Mjedisit, të hënën shpallet qeveria e re
Negociatat, kryeministri bën propozimin për Partinë Republikanë. Kryesia e PR-së vendos të përfaqësohet nga kryetari i saj në qeveri
Eljona Ballhysa
Kabineti i ri qeveritar nuk do të mund të krijohet para ditës së hënë, kur do të nisë punimet legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse kjo ishte premtuar nga kryeministri Berisha pak ditë më parë në një konferencë për shtyp, burime pranë tij bëjnë të ditur se qeveria nuk do të jetë gati para së hënës për shkak se negociatat janë vështirësuar jo vetëm me aleatët e ngushtë të PD-së, por edhe me pozicionet që do të kenë deputetët e PD-së. Gjatë ditës së djeshme, kreu i qeverisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim 60 minuta me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili do të rikthehet në kabinetin qeveritar si Ministër i Mjedisit. Burimet bënë të ditur se kryeministri Berisha i ofroi Mediut postin e ministrit të Mjedisit dhe dy poste zëvendësministrash. Pas takimit, Mediu u shpreh për mediat se do të konsultohet me strukturat drejtuese të Partisë Republikane dhe se pozicioni i PR-së në qeveri do të jetë në bazë të kontributit dhe peshës politike që ka kjo parti.
Vendimi
Takimi mes Berishës dhe Mediut u zhvillua dje në mesditë dhe zgjati gati një orë. Pas takimit Mediu tha për mediat se negociatat me Berishën do të vazhdojnë dhe se do të konsultohet me Kryesinë e PR-së për çdo vendim. Por, ndërsa shtoi se çdo propozim do të diskutohet me Kryesinë e Partisë, Mediu nënkuptoi se mund të jetë ai që do të përfaqësojë PR-në në kabinetin e tij qeveritar. “Jam kryetar i Partisë Republikane, deputet dhe askush nuk do të vërë në dyshim përfaqësimin politik”, - u shpreh kryetari i PR-së, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili aktualisht është në proces gjyqësor për shkak të tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona për shkak të shpërthimit të një depoje të demontimit të armëve gjatë kohës kur ai ishte ministër i Mbrojtjes. Në të njëjtën linjë ishin edhe vendimet e mbledhjes së vonë të Kryesisë së Partisë Republikane. Kryesia e PR-së, me shumicë votash, pranoi propozimin e kryeministrit Berisha për drejtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe vendosi që kjo ministri të drejtohej nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu.
Kërkesa
Republikanët kanë kërkuar vazhdimisht që të marrin drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë për shkak se një ndër prioritetet e programit të tyre është reforma e pronësisë. Por duket se Berisha nuk ka rënë dakord për këtë post për shkak se Ministria e Bujqësisë është një dikaster i rëndësishëm, reformat e të cilit synojnë mbështetjen e elektoratit rural. Por, nga ana tjetër, pikëpamja e reformës së pronësisë që ka Berisha dhe PD-ja nuk janë të njëjta me atë të Partisë Republikane, e cila gjithherë ka mbështetur interesat e pronarëve të ligjshëm.
Burimet bëjnë të ditur se shkak për shtyrjen e krijimit të qeverisë janë dhe negociatat me krerët më të lartë të PD-së, kryesisht Topallin dhe Boden për emërimin e ministrave të rinj të PD-së. Duket se kreu i qeverisë po kujdeset deri në detaje për të ruajtur ekuilibrat brenda selisë blu, në mënyrë që të kënaqë ambiciet e shumicës së deputetëve dhe të shmangë pakënaqësitë që krijohen në të tilla raste.
5 Shtator 2009