E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS per baraspeshe ne kohen televizive

Partite e medha politike, u perplasen dje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per hapesirat kohore qe mediat iu kushtojne ne kete fushate elektorale. Kater parti politike, PD, PS, LSI dhe PR u ankuan dje ne kete komision per disa media televizive, qe sipas tyre nuk u japin kohen e mjaftueshme dhe hapesire te njejte ne kete fushate. Me nga nje kerkese te vecante, te kater forcat politike kerkuan qe KQZ, te nderhyje ndaj ketyre mediave, pasi diskriminojne veprimtarite e tyre ne kete gare elektorale. Te gjitha partite ne thelb ankoheshin mbi balancen politike te mediave. Pas jo pak, por gjashte ore debatesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrezoi fillimisht kerkesen e bere nga Partia Socialiste. Menjehere me radhe u hodhen poshte edhe pretendimet e PD, LSI dhe republikaneve. Debati nisi pasi edhe Bordi i Monitorimit te medieve, i ngritur per fushaten elektorale, u prezantua serish i percare ne KQZ. Pakica e anetareve te ketij bordi kerkojne qe si kohe fushate, t'i quhet Partise Demokratike dhe cdo lajmerim qe behet per kartat e identitetit nga Ministria e Brendshme. Nderkohe qe shumica e anetareve te ketij Bordi, nuk jane dakord me nje fakt te tille. Partia Socialiste kerkoi qe t'i kompensoheshin jo pak por 263 minuta nga mediat, qe sipas tyre, kane censuruar fushaten. Ndersa PD 169 minuta dhe LSI 193 minuta. Pas diskutimesh te shumta, KQZ ende nuk mori vendim nese inaugurimet zyrtare te qeverise, apo deklaratat per kartat e identitetit, duhet te quhen apo jo pjese e minutazhit te PD-se. Nderkohe Bordi i kerkoi Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te reduktoje kompensimit kohor per partite e vogla, pasi ato kane aktivitete per te mbuluar deficitin kohor. R. Rapushi

Raporti

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ngriti dje, shqetesimin per vonesat ne ngritjen e Komisioneve Zonale te Administrates Zgjedhore. Pas nje monitorimi tre ditor ne qytetet kryesore te vendit, KSHH u beri thirrje partive politike te plotesojne detyrimet ligjore, pasi do te shkaktojne probleme ne zgjedhjet parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›