E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi i cameve Bashkim ekonomik i shqiptareve

Çështja kombëtare dhe bashkimi ekonomik i shqiptarëve janë dy premtimet kryesore që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë në Elbasan. Gjatë fushatës elektorale, me banorë të këtij qyteti, zoti Shpëtim Idrizi kërkoi mbështetje për partinë që ai drejton.

“Une dua t’i ftoj të bashkohen me ne, të gjithë ata që me vetëdije kanë refuzuar të votojnë, sepse ne i themi, voto një forcë politike që në themel të saj ka zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Në themel të programit tonë kemi bashkimin ekonomik të shqiptarëve. Të thuash kështu nuk është një sakrilegj sepse ekonomia e Shqipërisë, Kosovës duhet të jenë ekonomi komplomentare dhe jo konkurruese”- tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU.

Gjatë takimit elektoral të partisë së çamëve ishte i pranishëm dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për qyetarin” për kreun e bashkisë së Elbasanit. Zoti Durim Hushi tha se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet është një forcë dinamike në politikën e Shqipërisë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›