1 viktime ne 48 ore aksidentet ne rruge alarmante

Çdo vit në vendin tonë humbasin jetën rreth 317 persona, vetëm si pasojë e aksidenteve rrugore. Nga një përllogaritje e thjeshtë matematikore çdo dy ditë në Shqipëri një person humb jetën.
E ndërsa policia prej kohësh sensibilizon qytetarët për respektim të normave të shpejtësisë një tjetër alarm vjen nga ekspertët shkencorë të aksidenteve. Sipas tyre, gjatë vitit 2000 Shqipëria rënditej e 19-ta në rang evropian për vdekshmërinë nga aksidentet, ndërsa në 2015-ën ajo pritet të renditet e treta.
“Në vitin 2000, Shqipëria ishte e 19-ta përsa i përket ngjarjeve dhe vdekshmërisë në renditje, kurse në vitin 2004 arritëm në nivelin e 13-të. Në vitin 2015 do të arrijmë në nivelin e 3-të”-thotë eksperti për aksidentet, Robert Karati.
Specialistët thonë se ende në Shqipëri nuk llogariten kostot reale të riaftësimit ose kurimit të të aksidentuarve, e cila është barrë e rëndë financiare, jo vetëm për familjet, por edhe për shoqërinë. Vendet e BE-së, 2,5-3% të PBB-së e shpenzojnë për këtë qëllim, ndërsa Shqipëria shpenzon rreth 30 % të këtij prodhimi të përgjithshëm, shifra këto që arrijnë në miliarda euro.
“Duke ditur që ne 4 % kemi rritjen vjetore, atëherë kuptohet se sa e rëndësishme është që ta bëjmë aktin të plotë, të drejtë e të pakonstatueshëm”- tha Karati.
Gjatë këtyre 20 viteve të fundit në të gjithë vendin janë numëruar mbi 13 mijë aksidente, ndërsa në Shqipëri ato paraqiten 3.5 herë më të larta se ato në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore.
Jul Kasapi Azhornuar së fundi ( e diel , 10 prill 2011 )