Fluks aplikimesh Posta Mbi 3 milione kupona te shitur

Aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta biometrike vazhdon të ketë interesin e qytetarëve. Nëpër pikat ku aplikohet vazhdojnë pritjet e qytetarëve, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet në njerëz nga kompania Aleat, për t’u shërbyer atyre në kohë.
Nga ana tjetër, interesin e qytetarëve për të aplikuar për karta dhe pasaporta biometrike e dëshmojnë edhe drejtuesit e Postës Shqiptare, të cilët thonë se ka patur një shitje të madhe të kuponave për këto dokumenta. Ata e lidhin fluksin edhe me ardhjen e emigrantëve shqiptarë, veçanërisht nga Greqia ditët e fundit.
“Vihet re një rritje e kërkesës së shtetasve për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Kemi pasur një rritje të numrit të aplikimeve nga ana e emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi. Kohët e fundit, Greqia ka kërkuar rinovimin e dokumentacionit të emigrantëve shqiptarë për marrjen e pensioneve dhe u kërkon pasaporta biometrike”- tha Flora Beqiraj, drejtoreshë e Marketingut në Postën Shqiptare.
Të dhënat që raporton Posta Shqiptare janë 2 milionë e 511 mijë kupona të shitur për karta identiteti dhe 1 milionë e 652 mijë kupona për pasaporta, ndërkohë janë shitur dhe rreth 35 mijë kupona për pasaporta me procedurë të përshpejtuar. Në muajt në vijim pritet të këtë një fluks edhe më të lartë për aplikim, kjo si pasojë e zgjedhjeve vendore, ku me këto dokumenta do të votohet, por edhe me ardhjen e emigrantëve në sezonin veror.
Edlira Sulejmani