Mediu në Mirditë: “Gjatë mandatit të dytë do të nxisim punësimin”
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, gjatë një takimi që ka zhvilluar me banorë të Mirditës, ka premtuar se gjatë mandatit të dytë qeverisës koalicioni i djathtë do të nxisë punësimin. “Ne kemi bërë shumë këto katër vite por do të bëjmë edhe më shumë, do nxisim sektorët për vende të reja pune, do të investojmë në arsim, për një të ardhme edhe më të mirë për fëmijët tanë, do të investojmë më tej në sektorin e shëndetësisë, në energjetikë, ekonomi dhe çdo sektor tjetër, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë një të ardhme më të mirë. Duke votuar Nr., 16 Partinë Republikane, rruga jonë e përbashkët drejt standardeve edhe më të larta, atyre europiane, është më e afërt se kurrë. Partia Republikane është dhe do të jetë pjesë e qeverisjes së djathtë”, - është shprehur Mediu.
17 Qershor 2009