Nikël, Xhaferri: “PD-ja dyfishoi fondet për komunat”
Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri dhe Ndriçim Babasi, u takuan me banorë të zonës së Niklës, në Krujë, ku gjatë fjalës së tyre theksuan se PD-ja dyfishoi fondet për zhvillimin e komunave. Kandidatët e PD-së thanë se në kohën, kur qeveria socialiste ishte në pushtet shifrat që i janë dhënë komunës për të investuar ishin shumë të vogla në krahasim me çfarë i është ofruar në vitet e fundit të qeverisë “Berisha”. “Këto fonde janë dyfishuar edhe pse komuna drejtohet nga socialistët”, - është shprehur Xhaferri. Kandidatët e PD-së në qarkun e Durrësit u ndalën edhe në investimet e sipërmarrjeve të mëdha si ndërtimi i fabrikës së çimentos që pritet të punësojë mbi 400 punonjës të zonës.
17 Qershor 2009