Skënder Hyseni viziton Shqipërinë
Ministri i jashtëm i Kosovës
Të hënën, datë 19 prill, me ftesë të zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni. Në axhendë është planifikuar fillimisht një takim tetë-a-tetë i dy ministrave të Jashtëm. Më pas janë përcaktuar 45 minuta takim midis dy delegacioneve përkatëse në Ministrinë e Jashtme. Në përfundim të tij dy ministrat e jashtëm do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Më 20 prill, Hyseni takon Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Më pas është programuar një bashkëbisedim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe në fund bisedimi me Kryeministrin Sali Berisha.
#