Mediu në qeveri, Berisha: S’mund të diktoja emrin e PR
Kryeministri Berisha i është përgjigjur peticioneve kundër përfshirjes së ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në qeveri duke theksuar se nuk mund ti diktonte Republikanëve emrin e kandidatit përfaqësues.
TIRANE- I pyetur në lidhje me peticionet dhe protestat kundër përfshirjes së ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në qeverinë e re, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk mund ti diktonte Republikanëve emrin me të cilin do të përfaqësoheshin në kabinetin e ri. Deklarata e tij erdhi gjatë konferencës për shtyp në të cilën u publikuan emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Kryeministri Berisha foli edhe për bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës duke e konsideruar atë si përpjekje për të penguar procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët.
"Z. Rama kërkon që krizën e tij personale ta shndërrojë në një dhimbje për çdo qytetar shqiptar për të penguar liberalizimin e vizave. Gjatë këtyre muajve që vijnë do të merren vendimet për këtë çështje të rëndësishme dhe ai mendon se ato vendime nuk do të merren, duke mos qenë PS në parlament dhe në këtë mënyrë do të bëjë përgjegjëse qeverinë", u shpreh Berisha.
Kryeministri nënvizoi gadishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste.
"Vendet në parlament janë të lira dhe opozita është e mirëseardhur"Do të kenë një hapësirë të plotë bashkëpunimi dhe ne nuk do të hezitojmë të respektojmë çdo kërkesë ligjore të PS-së", tha Kryeministri.
(e.n/BalkanWeb)