Shqiptari në gjyq në Irlandë, vrau një britanik në 2004
32 vjecari është arrestuar në fund të gushtit të këtij viti nga agjentët irlandeze. Ai akuzohet nga policia e Mancesterit për vrasjen e një britaniku, të cilin e ka ekzekutuar bashkë me 3 shqiptarë të tjerë.
IRLANDE- Një shqiptar ka dalë para Gjykatës së Lartë në Irlandë në gjyqin për t’u ekstraduar në Britaninë e Madhe ku ai akuzohet për një vrasje në bashkëpunim. 32 vjecari Artan Hysaj është arrestuar në fund të gushtit të këtij viti nga agjentët irlandeze. Ai akuzohet nga policia e Mancesterit për vrasjen e një britaniku, të quajtur Kalvinder Singh, të cilin e ka ekzekutuar bashkë me tre shqiptarë të tjerë. Vrasja është kryer me shkopinj në kokë në Mancester në vitin 2004.
Shqiptarit i është refuzuar lirimi me kusht në Gjykatën e Lartë Irlandeze, kundrejt një shume të madhe parash. Ai refuzon ekstradimin në Britani ku do të përballet me gjyqin për vrasje. Viktima 31 vjecar, baba i dy fëmijëve, u sulmua për vdekje nga disa persona të armatosur në prill 2004. Ai pësoi fraktura të rënda dhe vdiq dy javë më vonë. Një video tregoi se fajtorë ishin shqiptari Artan Hysaj dhe dy shqiptarët e tjerë Emirjan Hysenaj me Alfred Kurtin, të cilët janë në kërkim nga autoritetet britanike.
(e.n/News24/BalkanWeb)