Tërmeti në Dibër, 40 fëmijë në spital, kaluan natën jashtë
Dhjetra fëmijë të komunave Gjoricë dhe Shupenzë, të cilët kanë kaluar 3 netë jashtë pas dëmtimeve të shkaktuara në banesat e tyre nga tërmeti i së dielës mbrëma, kanë përfunduar në spitalin e Bulqizës.NATA E TRETE JASHTE
BULQIZE- Dhjetëra fëmijë të komunave Gjoricë dhe Shupenzë përfundojnë në spitalin e Bulqizës pas simptomave gripale dhe pleumonare të shkaktuara nga të ftohtit si pasojë e kalimit të netëve jashtë për shkak se banesat e tyre janë shkatërruar nga tërmeti.
Burimet spitalore bëjnë të ditur se janë rreth 40 fëmijë të shtruar në spitalin e Bulqizes, por fluski pritet të shtohet më tej pasi fëmijët që kanë probleme shëndetësore nga i ftohti janë pikërisht fëmijë që detyrohen të kalojnë natën jashtë.
Mjekët deklarojnë se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën dhe të miturve po u jepet e gjithë ndihma mjekësore e nevojshme. Shumica e familjeve në Gjoricë dhe Shupenzë vazhdojnë ta kalojnë natën në qiell të hapur pasi banesat e tyre ose janë shembur ose janë dëmtuar rëndë. Mjaft prej banorëve janë përfshirë nga paniku për shkak se lëkundjet në këtë zonë vazhdojnë ende.
Banorët akuzojnë qeverinë dhe pushtetin lokal pasi nuk ka vepruar në kohë për përballimin e pasojave të rënda të tërmetit 7 ballësh të së dielës mbrëma.
(e.n/News24/BalkanWeb)