Blushi: Bojkoti i Kuvendit po dobëson PS
Në ditën kur kreu në detyre, Rama fillon takimet në bazë për garën brenda partisë, deputeti socialist Blushi akuzon Ramën se është kandidat pa platformë ndërsa shprehet se bojkoti i kuvendit po dobëson PS.
TIRANE- Deputeti i PS, Ben Blushi nis lëvizjen për reformimin e Partisë Socialiste. Në ditën kur kreu në detyre, Edi Rama fillon takimet në bazë për garën brenda partisë, Blushi akuzon Ramën se është kandidat pa platformë ndërsa shprehet se bojkoti i kuvendit po e dobëson së tepërmi Partinë Socialiste.
Në lidhje me deklaratat e fundit të kreut socialist për protesta popullore me qëllim kërkimin e të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit, Blushi shprehet se mbështet Partinë Socialiste për mbrojtjen e votës së lirë duke nënvizuar qëndrimin e tij kundër bojkotit të Parlamentit.
"Unë i quaj të drejta këto protesta, për të ngritur zërin për vjedhjen e votave, por parlamenti nuk i përjashton këto protesta", u shpreh deputeti socialist.
Blushi bëri të ditur se ditën e premte do të ketë një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Tiranë për të ballafaquar idetë me veprimet.
(e.n/ BalkanWeb)