E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Forcat speciale janë në veri vetëm për stërvitje

Ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka hedhur poshtë lajmin e publikuar sot se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU po zhvillojnë një aksion në Mitrovicë. Në një prononcim për Gazetën Express, Rexhepi ka thënë se forcat speciale po zhvillojnë një stërvitje rutinë në veri.

“Ka qenë vetëm një stërvitje e forcave speciale ROSU dhe asgjë tjetër. Kjo stërvitje është mbajtur në Jug të Mitrovicës, por serbëve iu është dukur se po shkojnë tek ata”, ka thënë Rexhepi për Express.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Express se forcat speciale për momentin janë duke zhvilluar stërvitje nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.

Ndërkohë më herët mediat kosovare theksuan se forcat e sigurisë ROSU ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e disa kriminelëve në veriu të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›