Medvedev: S'mund t’iu japim shtetësi ruse serbëve të Kosovës

Ai po ashtu ka thënë se Rusia do të dërgojë të gjitha llojet e ndihmave për serbët në veri të Kosovës ndërsa përmes UNESCO do të ndihmojë objekte fetare serbe.
Ambasadës ruse në Beograd më herë i kishte shkuar kërkesa serbe me 22 mijë lutje për shtetësi ruse.
Njëri nga iniciatorët e kësaj kërkese dhe kryetar i organizatës së ashtuquajtur “Stara Srbija” (Serbia e Vjetër) kishte thënë se serbët janë të pakënaqur me bisedimet në Bruksel dhe se marrja e shtetësisë ruse “do ta pengonte islamizimin e Kosovës” .
Në komunat serbe të veriut të Kosovës në javën e shkuar ka filluar nënshkrimi peticionit "Mitrovdansko proshenije", (Lutjet e Shën Mitrit) me të cilin serbët nga veriu kërkojnë shtetësinë ruse dhe luten që vetëm Moska t’i përfaqësojë nëpër botë". /koha/