E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho i kënaqur me dyshen Higuain-Benzema

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka pranuar se është i kënaqur që Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema janë në formë të mirë.

Higuain realizoi një tjetër het-trik në fitoren 4-1 ndaj Real Betisit të shtunën duke shfrytëzuar mungesën e Benzemas i cili vuan nga një lëndim muskulor. Mourinho tregoi sa e rëndësishme është të ketë zëvendësues të mirë.

“Në futboll është gjithmonë vështirë për dikë ta lë jashtë një futbollist për pesë ose gjashtë ndeshje me radhë. Benzema e filloi mirë sezonin ndërsa Higuain është kthyer në formë. Jemi me fat që i kemi të dy”, tha Mourinho për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›