E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev mbron "ariun" rus dhe kërkon marrëdhënie të mira me Perëndimin

"Ariu rus duhet të jetë tërheqës
dhe të respektohet nga e
gjithë bota dhe kjo nuk mund të
ndodhë pa një marrëdhënie të
mirë me publikun". Kështu është
shprehur Presidenti rus, Medvedev,
gjatë një interviste të dhënë për
TV publik. Sipas tij, imazhi i Rusisë
duhet të ishte i pranueshëm për
ata që kishin projekte me vendin.
"Nuk duhet të jemi të sertë dhe të
ashpër në komunikime, por nga ana
tjetër duhet të japim përgjigje të
prera në rrethana të caktuara", ka
thënë numri një i shtetit. I pyetur se
si ndihej me imazhin e Rusisë (atë
të ariut), Presidenti, mbiemri i të cilit
rusisht do të thotë "ari", tha se "ai
është një imazh që e kam shumë për
zemër". Ish-presidenti i vendit, Putin,
aktualisht Kryeministër, vazhdon të
mbetet një fi gurë më popullore se
Presidenti, sepse ai i ka mëshuar
gjithmonë idesë së një Rusie të fortë
dhe mosbesuese ndaj Perëndimit.
Ndërsa Medvedev, në mesazhin e
tij ndaj nacionalistëve vendas, tha se
përmirësimi i marrëdhënieve të Rusisë
me Perëndimin ishte në të mirë
të interesave ruse. "Nëse duam të
prezantojmë imazhin tonë në botë,
duhet të zgjidhim problemet në
shtëpinë tonë, kryesisht probleme
që kanë të bëjnë me ekonominë. Ne
po përpiqemi që të krijojmë një vend
konkurrent dhe nuk mund ta bëjmë
këtë pa pasur marrëdhënie normale
me botën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›