E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berluskoni më ofroi kandidimin për një vend në Parlamentin Europian"

Vazhdon telenovela e nxehtë e
Kryeministrit italian, por këtë herë
në marrëdhënien e tij me prostitutën
Patrizia dalin detaje të tjera që nuk
kanë të bëjnë shumë me seksin.
Kjo e fundit deklaron se kavaljeri,
pas netëve të nxehta me të, i kishte
ofruar edhe një kandidim për një post
në Parlamentin Europian. Patrizia
D‘Addario e ka bërë këtë deklaratë
në një intervistë në revistën franceze
"Le Journal du Dimanche". Në fakt,
Kryeministri 72-vjeçar është akuzuar
edhe më parë për përzgjedhjen e bukurosheve
nga bota e spektaklit dhe
modës në pozicionet e kandidatëve
për vendet e Parlamentit Europian,
zgjedhje që u mbajtën në qershor.
Në intervistë, D‘Addario fl et për një
mbrëmje të organizuar nga Berluskoni,
në të cilën ndodheshin edhe 20
bukuroshe të tjera. Veç Kryeministrit
ishte edhe ndërmjetësi i famshëm i
tij për çështjet e seksit. Në atë darkë,
sipas saj, Berluskoni u tha vajzave
se ato kishin mundësi që të lançoheshin
në botën e modës, spektaklit
"Big Brother" dhe politikës. Ajo tha
se nuk punonte më si prostitutë dhe
se kishte frikë për të ardhmen e saj,
duke qenë se Berluskoni ishte njeriu
më i fuqishëm i Italisë. "Pas deklaratave
të mia, ndihem e kërcënuar.
Biznesi im është bllokuar, shtëpinë
ma kanë grabitur", është shprehur
gruaja në intervistën e saj, që është
botuar edhe në shtypin italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›