Policia e Burgjeve, në shtator me grada të reja
Komisionet e vlerësimeve
pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Burgjeve
dhe në Ministrinë e
Drejtësisë përcaktojnë fillimin e
muajit shtator për përcaktimin
e gradave të reja në Policinë e
Burgjeve. Gjatë kësaj kohe, çdo
punonjës duhet të plotësojë një
dosje me të dhënat e punës dhe
në fund komisionet e vlerësimit
do të përcaktojnë gradën e re.
Sipas burimeve pranë burgjeve,
mësohet se mbi 70 për qind e punonjësve
të Policisë së Burgjeve e
kanë plotësuar dosjen përkatëse
dhe tashmë puna e madhe i takon
komisionit të vlerësimit. Mësohet
se pas publikimit të gradave të
reja, çdo punonjës që mund të
ketë pakënaqësi të gradës së re
duhet të paraqesë me shkrim
vërejtjes dhe brenda disa ditëve
komisioni do të vlerësojë pretendimet.
Nëse janë të bazuara
dhe ka ndodhur një lapsus i komisioneve
të vlerësimit, atëherë
gjithçka do të korrigjohet dhe do
të veprohet sipas legjislacionit
në fuqi. Megjithatë, Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve është
angazhuar për zgjidhjen e çdo
problemi, pasi pritet që një numër
i konsideruar i punonjësve
të Policisë së Burgjeve mund të
ankohet për gradën e re. Gjithçka,
sipas burgjeve, do të realizohet sipas
vendimit të qeverisë për gradat
e reja në sistemin e burgjeve.
Komisionet e Vlerësimit
Fillimisht, Ministria e Drejtësisë
ngriti një komision vlerësimi
për titullarët e Policisë së Burgjeve
dhe disa ditë më parë dolën
rezultatet e para. Pas marrjes së
gradave të titullarëve të Policisë
së Burgjeve puna po përqendrohet
te vlerësimi i të gjithë punonjësve
të Policisë së Burgjeve,
roli i mesëm dhe i ulët. Për këtë
qëllim u ngrit një komision vlerësimi,
i cili ka si detyrë statusin e
policit në burgje, duke u dalluar
dhe ndarë nga agjencitë e tjera
të zbatimit të ligjit, si dhe është
njohur për herë të parë e drejta që
punonjësit e Policisë së Burgjeve
të organizohen në sindikata.
Vendimi i qeverisë përmbante
strukturën e Policisë së Burgjeve
sipas funksioneve, si dhe përgjegjësitë
për çdo funksion të saj.
Në mënyrë të veçantë, ky ligj rregullon
hollësisht marrëdhëniet e
punës së punonjësve të Policisë
së Burgjeve, duke plotësuar disa
nga mangësitë e konstatuara. Në
një kre të veçantë janë përcaktuar
në mënyrë të detajuar çështjet
që lidhen me kontratën e punës,
kohën e punës dhe pushimit,
pagën dhe shpërblimin, kriteret e
përgjithshme dhe të veçanta për
pranimin në Policinë e Burgjeve,
si dhe rastet e lirimit nga detyra.
Kriteret për gradat
Gjithashtu, në projektligj
është rregulluar hollësisht edhe
çështja e gradave të Policisë së
Burgjeve, ku përfshihen çështje
si hierarkia për rolet dhe gradat,
kriteret për fitimin e gradës, përcaktimi
i funksioneve për gradë,
heqja apo ulja në gradë, si dhe e
drejta e ankimit në rast se punonjësi
nuk është dakord me vlerësimin
për gradën. Efekti financiar
i projektligjit "Për Policinë e
Burgjeve", duke llogaritur fondin
e pagës, si dhe të sigurimeve
shoqërore dhe shëndetësore arrin
shumën prej 1.750.987 mijë
lekësh. Përllogaritja është bërë
duke pasur parasysh që sistemi
i gradave i propozuar përputhet
me tabelën e pagave të Ministrisë
së Brendshme për këto grada,
duke i zhveshur nga specifikimet
që ka vetë Ministria e Brendshme;
gjatë përllogaritjes u konsiderua
mesatarja e vjetërsisë dhe gradave
sipas vendeve të punës; si
dhe u mor në konsideratë niveli
aktual i trajtimit financiar për
Policinë e Shtetit, përshtatur në
shërbimet që realizon Policia e
Burgjeve. Tashmë të gjithë punonjësit
e policisë së burgjeve do
të kalojnë në "skaner" në lidhje
me vjetërsinë për të marrë gradën
që u takon.
GRADAT
Emërtimet e gradave, sipas roleve
dhe ecurisë në karrierë
a) Për punonjësit e rolit bazë
1) Nëninspektor
2) Inspektor
3) Kryeinspektor
b) Për punonjësit e rolit të mesëm:
4) Nënkomisar
5) Komisar
c) Për punonjësit e rolit të lartë
6) Kryekomisar
7) Drejtues
8) Drejtues i parë
NGRITJA NË GRADË
1. Ngritjet në gradë nga "Inspektor"
deri në "Drejtues i Parë"
bëhen nëpërmjet pjesëmarrjes në
një proces vlerësimi konkurrues,
që përfshin raportet e vlerësimit të
punës dhe një provimi, i cili teston
aftësitë e aplikantëve për të marrë
gradën pasardhëse.
2. Grada "Nëninspektor" i jepet punonjësit
të rolit bazë që në momentin
e fi llimit të punës pas përfundimit me
sukses të periudhës së kursit bazë në
Qendrën e Trajnimit.
3. Punonjësit e Policisë, të cilët
konkurrojnë dhe hyjnë në Qendrën
e Trajnimit, do të mbajnë gradën
dhe pagën e tyre ekzistuese si
gjatë kursit, ashtu edhe pas përfundimit
të tij.
4. Ngritja në gradën "Inspektor"
bëhet pas përfundimit me sukses të
periudhës dyvjeçare të provës, e cila
pason një kurs formimi në Qendrën
e Trajnimit.
5. Ngritja në gradën "Kryeinspektor"
bëhet pas përfundimit me
sukses të periudhës dyvjeçare të
provës, e cila pason një kurs formimi
në Qendrën e Trajnimit.
AFATET PËR
TË APLIKUAR
a) nga "Inspektor" në "Kryeinspektor"
2 vjet
b) nga "Kryeinspektor" në "Nënkomisar"
2 vjet
c) nga "Nënkomisar" në "Komisar"
3 vjet
d) nga "Komisar" në "Kryekomisar"
3 vjet
e) nga "Kryekomisar" në "Drejtues"
3 vjet
f) nga "Drejtues" në "Drejtues i
Parë" 4 vjet
KOHA E NDËRPRERJES SË
KARRIERËS PËR SHKAK TË:
a) paaftësisë së përkohshme
shëndetësore, si pasojë e sëmundjes
apo dëmtimit për shkak të punës;
b) paaftësisë shëndetësore, e cila
nuk ka ardhur si pasojë e punës deri
në 6 muaj;
c) pezullimi apo largimi për shkaqe
disiplinore, si rezultat i një urdhri
ose vendimi të paligjshëm.
d) pezullimit deri në përfundimin
e hetimit të një kallëzimi ose një ankese
për sjellje në kundërshtim me
Rregulloren e Disiplinës, derisa autoriteti
kompetent të marrë vendimin
përfundimtar për çështjen.
9. Në vjetërsinë për efekt gradimi
nuk llogaritet koha e ndërprerjes
së karrierës për shkak të:
a) lejes së përfi tuar pa të drejtë
pagese;
b) pezullimeve për shkaqe disiplinore.
pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Burgjeve
dhe në Ministrinë e
Drejtësisë përcaktojnë fillimin e
muajit shtator për përcaktimin
e gradave të reja në Policinë e
Burgjeve. Gjatë kësaj kohe, çdo
punonjës duhet të plotësojë një
dosje me të dhënat e punës dhe
në fund komisionet e vlerësimit
do të përcaktojnë gradën e re.
Sipas burimeve pranë burgjeve,
mësohet se mbi 70 për qind e punonjësve
të Policisë së Burgjeve e
kanë plotësuar dosjen përkatëse
dhe tashmë puna e madhe i takon
komisionit të vlerësimit. Mësohet
se pas publikimit të gradave të
reja, çdo punonjës që mund të
ketë pakënaqësi të gradës së re
duhet të paraqesë me shkrim
vërejtjes dhe brenda disa ditëve
komisioni do të vlerësojë pretendimet.
Nëse janë të bazuara
dhe ka ndodhur një lapsus i komisioneve
të vlerësimit, atëherë
gjithçka do të korrigjohet dhe do
të veprohet sipas legjislacionit
në fuqi. Megjithatë, Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve është
angazhuar për zgjidhjen e çdo
problemi, pasi pritet që një numër
i konsideruar i punonjësve
të Policisë së Burgjeve mund të
ankohet për gradën e re. Gjithçka,
sipas burgjeve, do të realizohet sipas
vendimit të qeverisë për gradat
e reja në sistemin e burgjeve.
Komisionet e Vlerësimit
Fillimisht, Ministria e Drejtësisë
ngriti një komision vlerësimi
për titullarët e Policisë së Burgjeve
dhe disa ditë më parë dolën
rezultatet e para. Pas marrjes së
gradave të titullarëve të Policisë
së Burgjeve puna po përqendrohet
te vlerësimi i të gjithë punonjësve
të Policisë së Burgjeve,
roli i mesëm dhe i ulët. Për këtë
qëllim u ngrit një komision vlerësimi,
i cili ka si detyrë statusin e
policit në burgje, duke u dalluar
dhe ndarë nga agjencitë e tjera
të zbatimit të ligjit, si dhe është
njohur për herë të parë e drejta që
punonjësit e Policisë së Burgjeve
të organizohen në sindikata.
Vendimi i qeverisë përmbante
strukturën e Policisë së Burgjeve
sipas funksioneve, si dhe përgjegjësitë
për çdo funksion të saj.
Në mënyrë të veçantë, ky ligj rregullon
hollësisht marrëdhëniet e
punës së punonjësve të Policisë
së Burgjeve, duke plotësuar disa
nga mangësitë e konstatuara. Në
një kre të veçantë janë përcaktuar
në mënyrë të detajuar çështjet
që lidhen me kontratën e punës,
kohën e punës dhe pushimit,
pagën dhe shpërblimin, kriteret e
përgjithshme dhe të veçanta për
pranimin në Policinë e Burgjeve,
si dhe rastet e lirimit nga detyra.
Kriteret për gradat
Gjithashtu, në projektligj
është rregulluar hollësisht edhe
çështja e gradave të Policisë së
Burgjeve, ku përfshihen çështje
si hierarkia për rolet dhe gradat,
kriteret për fitimin e gradës, përcaktimi
i funksioneve për gradë,
heqja apo ulja në gradë, si dhe e
drejta e ankimit në rast se punonjësi
nuk është dakord me vlerësimin
për gradën. Efekti financiar
i projektligjit "Për Policinë e
Burgjeve", duke llogaritur fondin
e pagës, si dhe të sigurimeve
shoqërore dhe shëndetësore arrin
shumën prej 1.750.987 mijë
lekësh. Përllogaritja është bërë
duke pasur parasysh që sistemi
i gradave i propozuar përputhet
me tabelën e pagave të Ministrisë
së Brendshme për këto grada,
duke i zhveshur nga specifikimet
që ka vetë Ministria e Brendshme;
gjatë përllogaritjes u konsiderua
mesatarja e vjetërsisë dhe gradave
sipas vendeve të punës; si
dhe u mor në konsideratë niveli
aktual i trajtimit financiar për
Policinë e Shtetit, përshtatur në
shërbimet që realizon Policia e
Burgjeve. Tashmë të gjithë punonjësit
e policisë së burgjeve do
të kalojnë në "skaner" në lidhje
me vjetërsinë për të marrë gradën
që u takon.
GRADAT
Emërtimet e gradave, sipas roleve
dhe ecurisë në karrierë
a) Për punonjësit e rolit bazë
1) Nëninspektor
2) Inspektor
3) Kryeinspektor
b) Për punonjësit e rolit të mesëm:
4) Nënkomisar
5) Komisar
c) Për punonjësit e rolit të lartë
6) Kryekomisar
7) Drejtues
8) Drejtues i parë
NGRITJA NË GRADË
1. Ngritjet në gradë nga "Inspektor"
deri në "Drejtues i Parë"
bëhen nëpërmjet pjesëmarrjes në
një proces vlerësimi konkurrues,
që përfshin raportet e vlerësimit të
punës dhe një provimi, i cili teston
aftësitë e aplikantëve për të marrë
gradën pasardhëse.
2. Grada "Nëninspektor" i jepet punonjësit
të rolit bazë që në momentin
e fi llimit të punës pas përfundimit me
sukses të periudhës së kursit bazë në
Qendrën e Trajnimit.
3. Punonjësit e Policisë, të cilët
konkurrojnë dhe hyjnë në Qendrën
e Trajnimit, do të mbajnë gradën
dhe pagën e tyre ekzistuese si
gjatë kursit, ashtu edhe pas përfundimit
të tij.
4. Ngritja në gradën "Inspektor"
bëhet pas përfundimit me sukses të
periudhës dyvjeçare të provës, e cila
pason një kurs formimi në Qendrën
e Trajnimit.
5. Ngritja në gradën "Kryeinspektor"
bëhet pas përfundimit me
sukses të periudhës dyvjeçare të
provës, e cila pason një kurs formimi
në Qendrën e Trajnimit.
AFATET PËR
TË APLIKUAR
a) nga "Inspektor" në "Kryeinspektor"
2 vjet
b) nga "Kryeinspektor" në "Nënkomisar"
2 vjet
c) nga "Nënkomisar" në "Komisar"
3 vjet
d) nga "Komisar" në "Kryekomisar"
3 vjet
e) nga "Kryekomisar" në "Drejtues"
3 vjet
f) nga "Drejtues" në "Drejtues i
Parë" 4 vjet
KOHA E NDËRPRERJES SË
KARRIERËS PËR SHKAK TË:
a) paaftësisë së përkohshme
shëndetësore, si pasojë e sëmundjes
apo dëmtimit për shkak të punës;
b) paaftësisë shëndetësore, e cila
nuk ka ardhur si pasojë e punës deri
në 6 muaj;
c) pezullimi apo largimi për shkaqe
disiplinore, si rezultat i një urdhri
ose vendimi të paligjshëm.
d) pezullimit deri në përfundimin
e hetimit të një kallëzimi ose një ankese
për sjellje në kundërshtim me
Rregulloren e Disiplinës, derisa autoriteti
kompetent të marrë vendimin
përfundimtar për çështjen.
9. Në vjetërsinë për efekt gradimi
nuk llogaritet koha e ndërprerjes
së karrierës për shkak të:
a) lejes së përfi tuar pa të drejtë
pagese;
b) pezullimeve për shkaqe disiplinore.