Dështon përsëri ekstradimi i Ilir Kumbaros
Drejtësia shqiptare nuk do të ketë
në dispozicionin e saj për të gjykuar
Ilir Kumbaron deri në fund
të muajit tetor. Sipas "Top Channel",
avokatët mbrojtës të Kumbaros kanë
apeluar në Gjykatën e Apelit në Londër
vendimin e datës 24 mars 2009 dhënë nga
gjykatësi Haeard Ridle, i cili e cilësoi si të
drejtë kërkesën për ekstradim të bërë nga
shteti shqiptar. Nuk dihen ende detajet e
kërkesës së Apelit formuluar nga avokatët
e Kumbaros, të cilët përsëri tentojnë të
bllokojnë procesin e ekstradimit. Seanca e
apelit do të zhvillohet në fund të muajit tetor
ku me shumë interes pritet të mësohet
se cila do të jetë strategjia e palës mbrojtëse,
përballë një vendim-ekstradimi tejet
të detajuar, me fakte të pakontestueshme
dhënë nga gjykatësi Riddle. Kërkesa për
të apeluar vendimin e gjykatës "City of
Westminster Magistrate court" ka ardhur
menjëherë pasi ish-sekretarja britanike e
Shtetit, Xhaki Smith, firmosi certifikatën
e ekstradimit. Dy javë më parë, Gjykata e
Apelit e Krimeve të Rënda në Tiranë, rrëzoi
kërkesën e avokatëve të Ilir Kumbaros, të
cilët e quanin si jo të drejtë masën e arrestit
me burg dhënë për klientin e tyre. Pas rrëzimit
të kësaj kërkese, avokatët e apeluan
vendimin e ndërmjetëm të shkallës së parë
në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda,
ku vendimi pritet të zbardhet këto ditë.
Nëse rrëzohet masa e sigurisë e vendosur
me "burg", atëherë Kumbaro do të jetë i
lirë në Britani dhe mund të gjykohet në
mungesë në Shqipëri. Ilir Nazmi Kumbaro
kërkohet të ekstradohet nga Anglia, pasi në
fletarrestin e firmosur për të nga prokurori
Xhevat Hana, rëndojnë akuzat e rrëmbimit,
torturimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.